Situata në Kuvendin e Kosovës është tensionuar. Derisa kreu i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi bëri thirrje të vihet në Kuvend votimi i marrëveshjes, lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka rrëmbyer mikrofonin e kryeparlamentarit Krasniqi, duke thënë se “nuk ka votim” dhe “marrëveshje nuk bën”.
Regjia e Kuvendit të Kosovës ka ndërprerë pamjet e transmetimit të seancës së Kuvendit, derisa deputetët të Vetëvendosjes kanë në dorë pankarta “Kosova e Hashimit”. Raportohet se deputetët e Vetëvendosjes janë ulur në karrigen e kryeparlamentarit Krasniqi dhe në karriget e qeveritarëve në Kuvend.
Tags :
Top