Në lokalet e Universitetit Shtetërorë të Tetovës në Kumanovë, u bë promovimi i përbashkët i librave “Arthyerje” i Arsim Jonuzit dhe “Dashuri hyjnore” i Bajram Ramadanit në Kumanovë.
Formati i promovimit ishte i atillë që rastin për të marrë fjalën patën të dy recensentët përkatës të librave, ashtu si edhe vetë autorët.
Kumtesa e autorit Bajram Ramadani gjatë promovimit të librit të tij “Dashuri Hyjnore”.
Të nderuar të pranishëm, shokë, familjarë të të dyja palëve promovuese, kolegë, Profesor, motra dhe vëllezër.  Shfrytëzoj rastin që në këtë moment të u pershëndes të gjithëve, duke u dëshiruarë që paqja dhe mirëqenia, të mbretëron në shpirtrat  tuaj, në familjet  tuaja, në farefisin tuaj dhe tek të gjithë njerezit e mire ne tere boten.
Ju shpreh  mirëseardhje me rastin e promovimit te librave tanë , të Arsim Jonuzit  >ArthyerjeDashuri hyjnore
Libri Dashuri hyjnore është shkruar nga autori, Bajram Ramadani, redaktorë Hamdi Skeja nga Shqipëria, të cilin e faleminderoj shumë për kontributin e dhënë, recensent Nehat Jahiu qe e faleminderoj jasht mase, lektorë miku im i vjetër Agim Avdiu, i faleminderohem perzemersisht për bashkëpunimin, dhe botues shtëpia botuese >Furkan ism< në Shkup.
Kam bindjen qe shumica nga ju keni idene te me pyetni se si , dhe kur kam filluar te shkruaj. Unë që në fëmijëri nuk kam ndenjur i qetë në raport  me letrat dhe lapsin. Si parashkollorë gdhendsha lapsa nga drujt e shkeputur nga deget e pemëve në oborr, dhe shkruaja ne tokë, ate qe mendoja, pastaj ne te hyrë ne shkollën fillore, me pelqente bukurshkrimi, edhe pse kurrë  nuk jam mesuar te shkruaj bukur deri më sot. Natyrisht qe ne bankat e shkolles , here pas here insiprohesha qe te shkruaj dicka rreth asaj qe perjetoja me shoqerine time, dhe me familjen. Ne atë kohë si stimulues për të shkruajtur, e kisha arsimtarin e nderuar te gjuhës dhe letërsisë shqipe, dhe sot kolegun e punës, poetin Nehat Jahiun. Eseja e pare e imja eshte titulluar  >Çfarë ndodhë në dimër< e shkruar ne klase te shtatë , kur nje dite e planifikuam me shoket e ngusht qe te nesermen te dalim ne nje piknik  ne natyre, por, kur u zgjuam te nesermen ne mengjes  kishte rënë  aq shum borë sa qe e anuluam piknikun, me që asnjeri nga shokët nuk kishim këpucë që mundë ecnim nëpër bore, për dallim nga fëmijët tanë sot të cilët shpesh i anulojnë pikniqet për shkak se i kanë të mbushura shkafet me këpucë të ndryshme dhe  nuk dine se cilën këpucë ta mbathin, pra u kalon koha duke u menduar…  kete ngjarje e shkruajta ne esen time të pare , dhe e konsideroj si dokumenti  i pare i shkruajtur në gjuhen shqipe…
Te nderuar të pranishëm, emocioni dhe ndjenjat janë të  jashtzakonshme me që jamë ketu për të promovuar librin tim të parë, Dashuri hyjnore. Pse e titullova librin Dashuri hyjnore? E pata ndegjuar njehere dijetarin e nderuar rahmetliun Jakup Asipin kur tha që :  Universin , Zoti e ka krijuarë për hire të dashurisë ndaj profetit Muhammed a.s. >>> Njeriun e pare Ademin e ka krijuarë në saje të dashurisë së Zotit ndaj njeriut, pastaj nga njeriu i pare e krijoi femrën , që te kete prehje dhe dashuri nga vet lloji i vet, dhe te njejten kohe te dashuron Zotin e tije per  mundesin qe i dha atij per te dashuruar gruan e tij Havën. Në saje të dashurisë vazhdon reprodukimi i llojit njerezore, Te gjith ata qe dashurojnë , zakonisht u thone te dashurëve te vet, vetem Zoti e din se sa te dashuroj. Dashurija mendoj që nuk është product teknologjik, pore ajo rrenjet i ka tek krijuesi i dashurise, tek Zoti pra. Per dashurine kan shkruar shum njerez , dijetare, filozof, shkrimtarë, etj. Por si duket akoma nuk na e kane sqaruar sa duhet kuptimin e dashurise, me qe vazhdimisht po flitet gjithandej. Mendoj qe do te flitet deri sa te jete kjo bote per dashurine dhe prap nuk do te mundet qe te  gjindet thesari i saj. Skishin faj persianet e vjeter qe ne nje thenie te tyre te urte thane: >>kush dine per dashurine , nuk flet per të
Të nderuar miq, dashuria , ndjehet, ajo dhurohet, shijohet, dashuria te jep shpres , dashurija te forcon moralin etj. Dashuria me e madhe eshte dashuria ndaj Krijuesit tend, pastaj ndaj profeteve , ndaj prinderve, ndaj gruas,  ndaj femijeve, ndaj vellezerve, dhe motrave,  ndaj njerezve te mire ne tere boten, ndaj natyres, etj . Tere kete strukture qe munde te dashurosh eshte krijese e Zotit, qe del se ai eshte krijues i gjithçkaje, dhe mbjelles i dashurise ne gamen e kesaj strukture krijesash. Une në librin tim te pare i kam vendosur 63 poezi, që korespondon me 63 vitet e jetes së më të dashurit tim nga lloji njerezor, Profetit Muhammed a.s. dhe dashurine qe e ndjej ndaj tijë , nuk mundë te jetë tjeter lloj,  perveç një dashuri hyjnore, e qe kete ndjenje te dashurise ndaj tijë , ma mundësoi hyjnija absolute , e cila vet , e zgjedhi ate si njeriun me te moralshem, me te drejt, me te mire, me te sinqerte, me te devotshem, me durimtar, dhe ia shpalli profetesine. Si mos te duhet ky njeri kaq i madh?. Dhe si mos te i shprehesh atij dashuri hyjnore.?
Ne mbrendesi te librit tim , do ta hasni poezine e titulluar -dashuri hyjnore-, ku në mënyrë artistike e kam shprehur dashurine time  ndaj Krijuesit. Ne përmbledhje do të hasni një numër të madh të poezive që kanë të bëjnë me dahurinë ndaj nënës, babait, bonjakut, natyrës, shokut, dashurinë ndaj arsimit, atdheut, dëshmorëve, etj.  dhe njeherit, gjat leximit te permbledhjes, fjalen dashuri dhe fjalen dua, do ta lexoni 53 herë..qe korespondon me vitet e jetes se Dijetarit Jakup Asipit, i cili ishte frymezimimi  im per te studjuar dhe per te menduar me thell per boten. E që mesazhi i tijë i fundit që m’u drejtua mua, perderisa studjoja në dhomen time, një javë para se të nderron jetë ishte: > studimin dhe mësimin nuk e zëvendëson ari apo dukati i tërë botës
Natyrisht që shumë njerëz më dhanë mbështetje morale dhe finansiare për të realizuar botimin e ketij libri. Së pari i faleminderohem vëllaut tim Sead Ramadanit që e mundësoi botimin e këtij libri, e faleminderoj Arsimtarin tim dhe kolegun Nehat Jahiun , i cili më dha shtytje të vazhdueshme për të nxjerr në dritë botimin e librit, një faleminderim për të gjith miqt , shokët , vellezerit të cilët vazhdimisht gjat ketyre viteve më inkurajuan me forma të ndryshme, për të shkruar.
Shpresoj që ky libër nuk do të jetë i fundit, nga ana ime. Me ndihmën e Zotit nuk do të ndalemi së shkruari, sepse dora është mjaft e përshtatshme që lehtësisht të kap lapsin, kuptohet pasi që të angazhojmë trurin dhe mendjen.
Dhe krejt per ne funde, per te më kuptuar , se pse shkruaj, atëher, kete e kam shprehur ne permbledhjen e dyte te poezive , ne poezine e titulluar “PSE SHKRUAJ”, e cila nuk eshte botuar akoma.
Ju lumshin kembet per ardhjen tuaj ketu ne kete ngjarje, e qe na keni nderuar pa mase.  Ju faleminderit Sinqerisht.
 
Kumtesa e Arsim Jonuzit në promovimin e librit “Arthyerje” në Kumanovë – USHT (Kumanovë)
Të nderuar të pranishëm, e nderuara familje, të nderuar miq, kolegë, profesorë, intelektualë, vëllezër e motra! Mirë se keni ardhur në këtë promovim të librave tanë – librit “Dashuri hyjnore” të kolegut tim Bajram Ramadanit dhe librit tim “Arthyerje”.
Falënderoj, si bashkënikoqir i këtij organizimi, pikësëpari Zotin, që ma mundësoi ta shoh këtë arritje timen për së gjalli, familjen time, e cila gjithmonë më kursen nga punët e shtëpisë, e që këto javët e fundit janë shtuar, sepse po duan edhe ata të më martojnë, pastaj edhe Turkeshën gjithsesi, që më frymëzon  përherë për të shkruar, pastaj edhe organet përkatëse të Universitetit Shtetëror të Tetovës, që na dhanë leje për të mbajtur këtë organizim, pastaj Forumin Rinor Islam – Dega Kumanovë, që na i huazoi pajisjet për zërim.
Një falënderim të veçantë edhe për mr. Sevdail Demirin, recensentin e librit tim, i cili, mes tjerash, më priti ngrohtësisht, kur bisedova për së pari herë me të për këtë projekt, ashtu si edhe vëllain tim të madh – redaktorin e librit – mr. Milazim Mustafën, i cili me intervenimet e tij shumë të frytshme bëri që dukja e lëndës të jetë më tërheqëse. Njashtu, nga ky vend falënderoj edhe Hamdi Nuhijun, i cili më dha nxitjet e para të rrugëtimit tim për të qenë poet. Më tutje, edhe në promovimin që bëra në emisionin Picikato në Alsat-M, përmenda poetin e madh të viseve shqiptare – Fatmir Mujën, i cili më dha leksione, ndoshta si me nënvetëdije nga ana e tij, se si shkruhet një poezi që qenëson. E kurrsesi vargun e të falënderuarve nuk e përfundoj dot pa përmendur edhe një emër. Bëhet fjalë për profesorin dhe poetin nga Ferizaji i Republikës së Kosovës – z. Ilmi Rexhepin, i cili përshpejtasi, në mënyrë qoftë edhe jo aq sistematike, ma mësoi metrikën e poezisë shqipe. Madje, kurrë e përjetë nuk e harroj një këshillë të tij, që ma pati thënë para 5-6 vitesh. Ajo për mua mbeti këshilla më e shkurtër që ma ka thënë ndokush ndonjëherë. Më tha: NATYRALIZOJE RIMËN!
Të nderuar, po e them se unë nuk pretendoj të jem ndonjë poet i mirëfilltë a i ndonjë rangu të lartë. Po tash ju do thoshit në vetvete se kjo është klishe apo modesti e hiperpërdorur nga të gjithë dhe se nuk meriton ndonjë vëmendje të rëndësishme. Sidoqoftë, unë këtë e them për shkak se ia dua të mirën vetes. Si kështu? Po, duke u udhëhequr nga parimi se shkrimtar i mirë është ai që turpërohet të quhet shkrimtar i mirë. Pra, nuk ka të bëjë me modestinë, po me ambicie.
Unë edhe një herë ju falënderoj që ndatë kohë për të na dëgjuar, edhe mua, edhe bashkorganizatorin. Planifikoj që kjo të mos jetë hera e fundit që ju thërrasim për kësofarë çështjesh. Ju përshëndes edhe një herë sinqerisht. Mirutakofshim!