Nëse nuk jeni të dhënë pas rrjeteve sociale, lojërave apo internetit, atëherë ky është telefoni i duhur për ju.
“Alcatel One Touch 232” ju mundëson shkëmbimin e thirrjeve apo mesazheve, dhe më e bukura është se kushton vetëm 1 stërlinë.
Është telefoni ideal për ata që nuk e vrasin mendjen të kenë pajisjen më të fundit e më të sofistikuar në treg.
Ka orë me alarm, radio, makinë llogaritëse dhe një ekran 3.8 cm (1.5 inç) 128×128 me ngjyra. Peshon vetëm 60 gramë dhe ka një bateri që mban deri në 226 orë.
“Jo të gjithë duan telefonin më të fundit”, thotë Sofi Evans nga “PrePayMania.co.uk”, ueb-faqja nga ku ky telefon mund të blihet online.
“Shumë njerëz duan një telefon të thjeshtë që u mundëson të bëjnë dhe marrin telefonata apo mesazhe. Kushton vetëm 1 stërlinë dhe thjesht duhet ta mbushësh me 10 të tjera. Kjo është diçka e mirë, pasi njerëzit e marrin dhe e përdorin në çast. Është një telefon i thjeshtë me të gjitha veçoritë bazë. Është i përkryer për ata që nuk e vrasin mendjen për të pasur telefonin më të mirë të mundshëm”.
“Alcatel One Touch 232” vjen pak kohë pasi “Nokia” hodhi në treg dy modele me çmim të ulët, “105” dhe “301”, të cilët kushtojnë nga 13 stërlina.
/Start/