Dështimi i radhës i Republikës së Maqedonisë në rrugëtimin drejt Bashkimit Evropian, gjegjësisht as mos përfshirja e saj në agjendën e samitit të fundit të Bashkimit Evropian të mbajtur në Bruksel, paraqet edhe një fiasko të rëndë të qeverisë aktuale të RM.
Ngecja dhe statuskuoja shumëvjeçare e vendit, që dikur ishte lider ballkanik në proceset euro-integruese, karshi përparimit që me kohë realizuan shtetet tjera përreth, është tregues i qartë për politikat e gabuara të qeveritarëve tanë, dështimin e tyre të plotë në drejtimin e shtetit dhe shkatërrimin e perspektivës evropiane të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë.
Qendra për Mirëkuptim dhe Bashkëpunim Institucional (QMBI) shpreh edhe njëherë shqetësimin e vet lidhur me këtë rrjedhë të ngjarjeve dhe ngecjen disa vjeçare në rrugëtimin e proceseve euro-integruese. Faji kryesor për këtë bie, padyshim, mbi qeverinë aktuale dhe institucionet shtetërore, për shkak të politikave populiste dhe mungesës së gatishmërisë për gjetjen e kompromisit lidhur me çështjen e emrit me fqinjin tonë jugor.
Duke pasur parasysh këtë, QMBI e fton, në rend të parë, subjektin politik shqiptar në qeveri, që të rishqyrtojë dhe korrigjojë pozicionet dhe politikat e veta karshi këtij stagnimi dhe dështimi që po ndodh në procesin e euro-integrimit.
Qendra për Mirëkuptim dhe Bashkëpunim Institucional
Muhamed Murtezi, kryetar
EDITOR
11 years ago
previous article
Loti
next article
Mursi bën thirrje për dialog
you might also like
22 NËNTORI – DITA E ALFABETIT TË GJUHËS SHQIPE
4 hours ago
100 DITË DERI NË RAMAZAN!
4 hours ago