Pasi kriza politike në Egjipt po përshkallëzohet, përkrahësit e shumtë dhe kundërshtarët e Presidentit Dr Muhamed Mursi po vazhdojnë protestat në rrugët e Kajros, dhe qytetet tjera të mëdha.
Dijetari i njohur islam, Dr. Jusuf Kardavi iu drejtua popullit egjiptian në një fjalim televiziv të transmetuar nga Al-Jazeera Channel. Dr Kardavi u bëri thirrje egjiptianëve të miratojnë dialogun për të arritur një zgjidhje për vendin, dhe të zhdukin shkaqet e mospajtimit.
“Ajo që është e trishtueshme, është se populli egjiptian nuk është i bashkuar, në mënyrë që të mund tu drejtohem të gjithëve njësoj.
Për fat të keq, egjiptianët janë të ndarë. Kështu që unë nuk pranoj të përgjigjem ndaj ftesave për të mbështetur njërën palë në kurriz të tjetrit … sepse unë do të doja për tu adresuar të gjithëve, si të pandarë. Ne si popull egjiptian, dhe unë si person, e shijuam fjalimin e fitores që shënoi triumfin që na e dha Allahu xh.sh. me 25 janar”.
Dr Al-Kardavi ka kujtuar frymën unike të 25 janarit, dhe u bëri thirrje egjiptianëve për tu frymëzuar nga vlerat e revolucionit.
“Në revolucionin e 25 janarit, të gjithë e donin njëri tjetrin si vëllanë e vet. Ne pamë individë të cilët ishin lodhur me rehatinë e tyre, dhe dëshironin që edhe vëllezërit e tyre të kishin jetë të rehatshme… Ata qëndruan gjithë natën zgjuar, në mënyrë që vëllezërit e tyre mund të flinin … Disa morën edhe plumba për të mbrojtur vëllezërit e tyre. ”
I frustruar nga situata e tanishme, Dr. Kardavi pyeti:
“Çfarë ndodhi me egjiptianët? Çfarë i bëri ata të ndarë kështu? Në vend të kultivimit të dashurisë dhe vetëmohimit, ndjenjave vëllazërore, urrejtja po mbizotëron.
A nuk e kemi marrë pjesë në revolucion së bashku? A nuk kemi qenë të gjithë ne viktima të regjimit tiranik, shtypës, që vodhi pasurinë tonë, që shkeli të drejtat tona, dhe i hodhi njerëzit në burgje?
Tani kur Allahu xh.sh. na ka liruar prej regjimit shtypës, pse nuk duhet të jemi përsëri të bashkuar? ”
Dialogu është zgjidhja
Dr Kardavi pohoi se dialogu është çelësi për të zgjidhur dilemën në vazhdim. Dialogu i tillë duhet të kryhet në një atmosferë të lirë dhe pa presione.
“Tani, ne kemi një president me të cilët ne ndoshta nuk pajtohemi në disa çështje. Pra, të gjitha çështjet mund të zgjidhen. Presidenti nuk është i pagabueshëm … si të gjithë njerëzit, edhe ata bëjnë gabime.
Nëse Muhamed Mursi bën gabime, atëherë është e drejta jonë për ta korrigjuar atë, të ulemi pranë tij dhe të pyesnim … Ai duhet të shpjegojë, dhe ne duhet ta dëgjojmë dhe të diskutojmë me të …
Ky është Islami. Nuk është askush më i lartë se tjetri në Islam. I Lartësuar mbi të gjithë është vetëm Allahu xh.sh. Askush nuk vë në pikëpyetje atë që Ai bën.
Nuk ka asnjë zgjidhje tjetër përveç plotësimit dhe dëgjimit të njëri-tjetrit. ”
Dr Kardavi përgëzoi rolin e të rinjve, dhe në veçanti theksoi rëndësinë e të dëgjuarit të tyre.
“Është e drejta e mijëra të rinjve të cilët e bënë revolucionin dhe sakrifikuan pasurinë e tyre, gjakun dhe përpjekjet që të ketë një revolucion. Presidenti duhet ti dëgjoj ata dhe t’u japë përparësi. ”
Ti bindemi udhëheqësit
Dr Kardavi, megjithatë, theksoi se është e detyrueshme të dëgjojmë dhe t’i bindemi Mursit, për aq kohë sa ai nuk do ti shtyjë njerëzit të kryejnë mëkate:
“Allahu ka thënë: {O ju që keni besuar, respektoni All-llahun dhe binduni të Dërguarit dhe atyre me autoritet mes jush.} (04:59 Nisa)
Dhe Profeti a.s tha,
“Është një detyrë e individit mysliman të dëgjoj dhe ti bindet urdhrave të sundimtarit, e pëlqen atë apo jo, përveç nëse ai është i urdhëruar për të kryer akte të mosbindjes ndaj Allahut xh.sh.. Nëse ai është i urdhëruar të kundërshtoj All-llahun, atëherë ai nuk duhet të dëgjoj e as tu bindet urdhrave të tij”.
Nëse Mursi na urdhëroi për të bërë ndonjë akt të qartë të mosbindjes ndaj Allahut, ne nuk duhet ta dëgjojmë e as ti bindemi atij.
Përndryshe, ne jemi të urdhëruar t’i bindemi atij në mënyrë që të mos mbizotëroj kaosi. Zëvendësimi i një presidenti me një tjetër, pa proces të rregullt ligjor demokratik, nuk është një gjë e lehtë. Përkundrazi, ne duhet korrigjuar atë dhe të kërkojmë nga ai atë që duam. ”
/Mesazhi/
EDITOR
11 years ago
next article
Ca këshilla të shkurtëra
you might also like
KUVENDI RAPORTUES XVII
11 months ago
HALIL AVDULLI LIGJËROI NË SHKUP
11 months ago
“SIGURONI KIBLËN E JETËS”
1 year ago