15 vjet më parë, u mbyll përgjithmonë aeroporti më i rrezikshëm… njëkohësisht edhe më spektakolar në botë.
Aeroporti i “Kai Tak”, i ndërtuar pjesërisht mbi një rrip toke të marrë nga deti në Hong Kong, praktikisht në mes të qytetit, ofronte një pamje spektakolare, me avionët që për t’u ulur dhe ngritur prej tij duhet të kalonin fare pranë, e ndonjëherë edhe midis godinave pranë pistës.
Megjithatë, në aviacion siguria ka një rëndësi shumë më të madhe se spektali dhe pas disa aksidentesh, përfshi një “Boeing” i rënë në det pasi tejkaloi pistën në një ulje me kohë të keqe, u mor vendimi për të ndërtuar një aeroport të ri, ku është zhvendosur sot i gjithë trafiku ajror i Hong Kongut.
15 vjet më parë, në vitin 1998, aeroporti i “Kai Tek”-ut u mbyll përgjithmonë, por këto janë disa prej imazheve të paharrueshme, të kapura ndër vitet 1992-1998, vitet e lulëzimit dhe rënies së tij.








/ Top Channel