Ushqimi gjatë agjërimit duhet të jetë i lehtë dhe të përmbajë proteina.

 
Si duhet të ushqehemi gjatë muajit të Ramazanit? Çfarë mund të bëjmë që të ndjejmë më pak etje gjatë këtyre ditëve të nxehta?
Duke u nisur nga fakti që muaji i Ramazanit përmban një proces të gjatë urie dhe etjeje, nga aspekti i programit të ushqimit, përbën edhe një periudhë avantazhi por njëkohësisht edhe dezavantazhi.
Sistemi i metabolizmit që përgjatë 11 muaj ka punuar shumë, muajin e Ramazanit gjen rastin të pushojë. Kjo kthehet në një avantazh për shëndetin, por edhe mënyra e ushqimit gjatë këtij muaji pëson ndryshime.
Ata që do të agjërojnë gjatë ditëve të nxehta duhet të kenë kujdes në mënyrën e të ushqyerit. Dieticenia Duygu Deniz këshillon që ata që agjërojnë të përdorin ushqime që përmbajnë proteina dhe që nuk janë skuqur në mënyrë që tretja të jetë më e lehtë. Pra në vend të ushqimit të skuqur të përdoren ushqimet e ziera. Të përdoren ushqime ngopësh por që janë më të lehta për sistemin e tretjes.
Kurse për të ndjerë më pak etje ajo këshillon që në syfyr të konsumohen pije të ftohta dhe të qëndrohet larg ambienteve të nxehta.
Ajo këshillon që pasi organizmi pret për një kohë të gjatë pa ngrënë, kur vjen orari i iftarit të hahet pak pa u rënduar shumë.
Ata që vuajnë nga zemra, diabeti, tensioni apo sëmundje të tilla kronike duhet të bëjnë një konsultë tek doktori përpara Ramazanit.