Gezi Park në sheshin Taksim të Stambollit do të jetë tryeza e mijëra agjëruesve përgjatë tërë muajit të shenjtë të Ramazanit. Komuna e Stambollit do të organizojë shtruarjen e iftareve të përditshme në hapësirat e Gezi Park, të cilat sapo kanë marrë veten nga trazirat e dhunshme të shkaktuara nga protestuesit.
“Ne jemi duke vazhduar traditën njëzet-vjeçare të Iftarit në Gezi Park”, tha udhëheqësi lokal Ahmet Misbah Demircan. “Të gjithë janë të ftuar.”
Komuna planifikon që tu shërbejë 1.500 njerëzve në ditë gjatë gjithë muajit. Tavolinat do të hiqen dhe të shtrohen për çdo mbrëmje, thuhej në njoftim.
Gezi Park kishte vuajtur dhunën e protestave të njerëzve të cilët ishin kundër një plani zhvillimor në qendër të qytetit, muajin e kaluar.
Demonstratat fillimisht u përqëndruar me shqetësimet mjedisore, por shpejt u shndërruan në tubimet masive anti-qeveritare, por që u menaxhuan me sukses nga qeveria.
/mesazhi/