Më 13 Korrik 2013, Asociacioni për Afirmimin e Gruas (AAG) organizoi iftar me rastin e muajit të Ramazanit. Ky është iftari i dytë me rradhë i këtij lloji dhe është shndërruar tani më në aktivitet tradicional të AAG-së.
Më 13 Korrik 2013, Asociacioni për Afirmimin e Gruas (AAG) organizoi iftar me rastin e muajit të Ramazanit. Në iftar ishin të pranishme përfaqësuese të organizatave femërore në vend, mysafire nga jashtë vendit, dhe personalitete të profileve të ndryshme.
Pas ngrënies së iftarit, fjalën e rastit e morri kryetarja e Asociacionit për Afirmimin e Gruas, znj. Ajgyl Sulejman e cila foli mbi Ramazanin si muaj i ndryshimeve individuale dhe shoqërore, dhe si një kohë që duhet shfrytëzuar për vetëdijësim dhe ngritje shpirtërore.
Fjalime rasti mbajtën edhe znj. Safka Todorovska, kryetare e Këshillit Kombëtar të Grave në Maqedoni, znj. Xhyner Nebiu, kryetare e shoqatës “ANTIKO”, dhe zjn. Mersiha Rexhepi, kryetare e shoqatës “Edu Nisa”.
Ky është iftari i dytë me rradhë i këtij lloji dhe është shndërruar tani më në aktivitet tradicional të AAG-së.
Departamenti për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun
Asociacioni për Afirmimin e Gruas