Disa dijetarë dhe imamë të lidhur me Qendrën Al-Azhar, institucioni më i lartë i të mësuarit në botën myslimane, janë duke kërkuar dorëheqjen Imamit të këtij institucioni Sheikh Ahmed El-Tayeb, për shkak se ai dha mbështetjen e tij për grusht shtetin që rrëzoi presidentin egjiptian Muhamed Mursi.
“Ne duam që Al-Azhar të spastrohet nga elementët e korruptuar, prandaj nuk e duam një kryeimam që e mbështetë grusht shtetin”, tha Khalaf Sheikh el-Sohagi, një imam brenda al Azharit.
Në një konferencë të quajtur “Imamët Kundër grusht shtetit”, e cila u mbajt brenda ambienteve të al Azharit, tregoi mbështetjen e fuqishme për Mursin.
“Ky është një grusht shteti,” tha Talaat Afifi, ministri i çështjeve fetare në qeverinë e Mursit, i cili ishte një nga pjesëmarrësit në konferencë.
“Ne kurrë nuk do të njohim legjitimitetin e këtij grushti shteti,” tha Gamal Abdel Satar, nënsekretari i ministrisë.
Deklaratat nga konferenca kërkuan rivendosjen e Presidentit, Këshilli Shura dhe kushtetutës.
Ato gjithashtu kërkuan ndalimin e menjëhershëm të masave të ashpra ndaj Vëllazërisë, dhe rihapjen e kanaleve islame pas heqjes së Mursit.
/mesazhi/