Bëhet e ditur se agjërimi ngadalëson përhapjen dhe zhvillimin e shumë llojeve të kancerit. Në eksperimentet që janë zhvilluar tek disa kafshë është parë një minimizim i numrit dhe madhësisë së qelizave të kancerit kur kafshët janë lënë pa konsumuar ushqim.
Specialistët mendojnë se metoda “Intermittent fasting” përdoret në shumë vende të zhvilluara dhe është një metodë ku kafsha qëndron e uritur për 16 orë dhe konsumon ushqim për 8 orë. Eksperimenti i përshtatet agjërimit, për këtë arsye agjërimi tek personat e shëndetshëm luan rolin e një doktori mbrojtës përballë shumë sëmundjeve.
Agjërimi ekuilibron kolesterolin
Agjërimi thuhet se është një masë mbrojtëse edhe ndaj obezitetit. Personat që agjërojnë rregullisht gjatë gjithë muajit kanë një ulje në indeksin trupor dhe rënie në peshë. Krahas kësaj agjërimi ekuilibron kolesterolin, ul kolesterolin e dëmshëm për shëndetin e zemrës dhe rrit kolesterolin HDL të dobishëm për zemrën.
Ngadalëson plakjen
Një tjetër dobi e agjërimit është dhe parandalimi i dëmtimit të qelizave. Sipas studimeve shkencore është parë se konsumimi i produkteve me një sasi të lartë energjie dhe të pasura me karbohidrate rrit më shumë mundësinë e dëmtimit të qelizave dhe përshpejton plakjen. Agjërimi ndalon shkatërrimin e lirë radikal i cili shkakton dëmtimin qelizor dhe plakjen qelizore, në këtë mënyrë parandalon plakjen.
Parandalon formimin e qelizave kanceroze
Agjërimi ndikon pozitivisht në parandalimin e përhapjes dhe zhvillimit të shumë llojeve të kancerit. Në eksperimentet e zhvilluara është parë se kafshët e lëna pa konsumuar ushqim kanë pasur përmirësim në gjendjen e përgjithshme. 20 për qind e minjve të sëmurë me kancer kanë pasur përmirësim kur janë lënë pa ngrënë.
Ndikimi tek psikologjia e njeriut
Agjërimi ndikon pozitivisht edhe në psikologjinë e njeriut. Agjërimi i rregullt është një metodë përmirësimi dhe kurimi i çrregullimeve të stresit, depresionit akut dhe çrregullimeve të personalitetit antisocial. Kur personat e shëndetshëm agjërojnë rregullisht vihet re një pakësim i rezistencës së insulinës, minimizim i nivelit të kolesterolit, parandalohet obeziteti gjë që pengon dhe sindromën metabolike.
Të sëmurët kronikë nuk duhet të agjërojnë
Dobitë e agjërimit sigurisht që janë të vlefshme për personat e shëndetshëm. Veçanërisht personat e sëmurë me diabet të tipit 1 apo ato me problem kronike në veshka dhe sëmundje të tjera kronike nuk duhet të agjërojnë.
EDITOR
11 years ago
previous article
Një jetë kushtuar qindra hafizave në Maqedoni
next article