Ne e vlerësojmë arin për shumë arsye: bukurinë e tij, dobinë e tij si stoli dhe si një gjë të rrallë.
Por, ndoshta ne do ta vlerësojmë arin edhe më shumë, tani që shkencëtarët amerikanë kanë zbuluar se i gjithë ari në Tokë është krijuar pas përplasjes së yjeve të vdekur.
Qendra Harvard-Smithsonian për Astrofizikën ka thënë se metali i çmuar është krijuar si rezultat i një shpërthimi rreze-gama, e cila hedh jashtë një sasi të konsiderueshme të elementeve të rënda. Ari është i rrallë në Tokë, sepse është i rrallë edhe në univers, shkruan “Krokodili.com”.
Ndryshe nga elementet si karboni ose hekuri, ai nuk mund të krijohet brenda një ylli, por duhet të lindte në një ngjarje kataklizmike, e njohur si një shpërthim rreze-gama i shkurtër. Një shpërthim i tillë është regjistruar muajin e kaluar.