Portalet maqedonase kanë zbardhur një hartë të partisë ultranacionaliste greke “Agimi i Artë” në të cilën Republika e Maqedonisë shihet e ndarë dhe e coptuar në disa shtete.
Kjo hartë është nxjerrë edhe në një miting të kësaj partie të mbajtur ditëve të fundit nëpër rrugët e Athinës dhe Selanikut, ku sipas tyre në qendër të vëmendjes është Maqedonia.
Mediat maqedonase theksojnë se veprimet dhe politika kontraverse e partisë naciste greke “Agimi i artë” po vazhdon të shokojë opinionin e gjërë.
Në hartë shihet ndarja e vendit, ku pjesa më e madhe i takon Greqisë, një pjesë Serbisë, Shqipërisë dhe Bullgarisë. (INA)