Për çdo vit në fillim të muajit të Ramazanit vëmendja e dashamirëve të Kur’anit Famëlartë nga mbarë bota islame përqendrohet e tëra tek Garat Ndërkombëtare të Kur’anit që mbahen në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe, që organizohen nën mbikëqyrjen e qeverisë së Dubait.
Garat Ndërkombëtare të Kur’anit ose Çmimi Ndërkombëtar i Kur’anit siç quhet në arabishte, që sivjet zhvillohet për të 17 herë radhazi, që nga viti 1997, kur u themelua nga zëvendës presidenti i Emiratit të Dubait asokohe, sot gëzojnë famë dhe prestigj të madh mes garave të këtij lloji, madje siç thekson këshilli organizativ në ueb faqen zyrtare të garave, kjo garë synon të bëhet më e rëndësishmja e llojit të vet në botë dhe nga viti në vit po ec drejt realizimit këtij qëllimi.
Garat janë vjetore dhe mbahen gjithnjë gjatë 20 ditëve të para të muajit të Ramazanit sipas kalendarit hixhri dhe në to marrin pjesë pothuajse të gjithë shtetet e botës islame me përfaqësuesit e tyre, pjesëmarrja lejohet vetëm si përfaqësues zyrtar i dërguar nga autoritetet e shtetit përkatës dhe nuk mund të garojnë më shumë se një përfaqësues nga i njëjti vend.
Më të mbërrirë në Dubai, në ditët e para të gjithë garuesit i nënshtrohen fazës së parë kualifikuese për në netët finale, fazë në të cilën ata i nënshtrohen testimit të memorizmit të Kur’anit, gjegjësisht hifzit, për të vërtetuar cilësinë e paraqitjes në netët finale të garimit.
Në garat e sivjetme përfaqësuesin e tyre në mesin e garuesve e kanë edhe muslimanët e Republikës së Maqedonisë. Si përfaqësues i yni në këto gara nga Bashkësia Fetare Islame Maqedonisë është dërguar hafizi 18 vjeçar nga Çegrani i Gostivarit, Evzal Sinani, i cili me sukses kaloi fazën kualifikuese dhe u bë pjesë e netëve finale të garimit.
Evzali ishte pjesë e natës së 10 finale të garimit që u mbajt të enjten mbrëma në sallën e Odës Ekonomike të Dubait para një numri të madh spektatorësh nga profile të ndryshme, pas nga sesioni tjetër garues që u zhvillua më herët gjatë ditës së garimit pa transmetim televiziv. Paraqitja e Evzalit ishte solide, ndërsa rezultatet dhe fituesit do të shpallen në ceremoninë përmbyllëse që do të mbahet pas disa ditësh.
Maqedonia mund të krenohet që sivjet pati përfaqësuesin e saj mes rreth 80 shteteve pjesëmarrëse në ketë edicion të 17 të Garave ndërkombëtare të Kur’anit, që garojnë në kategorinë e vetme të garave e që është memorizimi i tërësishëm Kur’anit ose hifzi i të gjithë Kur’anit siç quhet në terminologjinë fetare.
Për Evzal Sinanin që ka mbaruar mësimin e Kur’anit përmendësh derisa ishte nxënës i vitit të III në Medresenë Isa Beu të Shkupit, këto gara nuk janë të parat e këtij lloji, pasi ai duke qenë nxënës i dalluar, shpesh e ka përfaqësuar Maqedoninë dhe Medresenë në gara të ndryshme si Garat Evropiane të Leximit të Kur’anit, që mbahen në Zagreb të Kroacisë, ku ai u gradua me vendin e tretë në kategorinë e leximit të Kur’anit për nxënës të medreseve para disa vitesh si dhe Garat Ndërkombëtarë të Gjuhës Arabe që mbahen në Stamboll të Turqisë, ku Evzali vitin e kaluar fitoi çmimin e parë në kategorinë e poezisë arabe, gjegjësisht recitimit tw bukur të saj.
Krahas kanalit zyrtar satelitor të garave, portalit në internet dhe aplikacioneve për telefonat mobilë, netët finale të garimit transmetohen rregullisht për çdo natë në disa nga kanalet më me zë satelitore të botës arabe. Madje sipas agjencisë së lajmeve Gulf News sivjet vetëm kanalet satelitore që kanë transmetuar në të pesë kontinentet kanë arritur deri sot 17 milionë shtëpi nga të cilat janë ndjekur këto gara, ndërsa sipas tyre edhe pse nuk kanë prezantuar shifra, përmes internetit dhe aplikacionit për telefonat mobilë numri i shikuesve është dukshëm më i madh. Të dhëna këto të dhëna i rangojnë këto gara në rangun e parë botëror, mu ashtu siç pretendonte këshilli organizativ në hapjen e tyre.
Për ta përmbyllur, ndjehemi krenar ne si muslimanë të këtij nënqielli dhe si shqiptarë që patëm fatin të kemi përfaqësuesin tonë në këtë eveniment kaq të madh botëror, Allahu e shpërbleftë hafiz Evzalin, presim suksese edhe më të mëdha në të ardhmen! /tetova1-Radio Vala/
EDITOR
11 years ago
next article
Si agjërojnë muslimanët atje ku dielli nuk perëndon
you might also like
RIFILLON PROJEKTI “EUREKA” NË SHKUP DHE KËRÇOVË
20 hours ago
FRI REALIZOI TAKIMIN E PARË ME BURSISTËT
5 days ago
17 NËNTORI, DITA NDËRKOMBËTARE E STUDENTËVE
5 days ago