Muhamedi duke e ndarë plaçkën e luftës, ka ardhur një njeri me mjekër të gjatë, kokë të rruar, mes syve të tij janë parë shenjat e sexhdes mirëpo e ka kundërshtuar ndarjen e Muhamedit-paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të.
Për këtë ka thënë Muhamedi -paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të-:”do të dalin (do të ketë , do të lindin) nga pasuesit e tij, nga origjina e tij popull, njerëz që do t’ua kalojnë me namaz, me agjërim me të lexuar të Kuranit por leximi i tyre nuk arrin as deri te fyti i tyre dhe do të dalin nga islami ashtu si del shtiza nga harku i sajë, nëse i takoj do të i luftoj si luftimin e Adit..” (Transmeton Buhariu)
Askush nuk mund të përcaktoj kohën dhe individin për të cilin hadithi i Pejgamberit a.s. , po veprimet e secilit tregojnë atë që brendësia e tyre e bart e pa dyshim që kushdo që pak ndjenjë islame ka, nga kujdesi i tij i kërkon Zotit që të mos jetë nga të tillët.
Më e rrezikshmja për një Imamë dhe ligjërues dhe mësimdhënës feje është që Islamin tua prezantoj si ndonjë shkencë ekzakte me formula e ndarje dhe kapituj duke lënë anash elementin emocional dhe shpirtëror.
Sepse siç dihet prej besimit të Ehlu Sunetit është ‘Besimi me zemër, shqiptimi me gojë dhe kryerja e detyrave fetare’, dhe jo theksushmëria e dukshmëria e cila pa ndjesinë e zemrës dhe bindjen e brendshme o del e çal në publikë o është aktrim që kurdo herë shpërthen.
Ndarjet teknike të temave të akaidit  të dijetarëve që kanë bërë ixhtihadë , duhet të shpërbejnë për të kuptuarit e akadin nga nxënësit dhe studentët e teologjisë dhe jo që të shihen me ‘shenjtëri fetare’ e tu jepet përparësi para teksteve të qarta kuranore dhe haditheve të sakta të Muhammedit a.s. .
Realiteti ka dëshmuar se grumbullimi i informacioneve, cektësia e të kuptuarit të tyre nga ana e komunitetit , pastaj edhe hilet në të shpjeguarit e temave të akides kanë treguar rezultat të kundër me atë që akideja tregon.  Ky problem i mungesës së akides me etikë islame ka filluar të tejkaloj kufijtë që dikur për target kishte ‘tagutat’ siç preferojnë ti quan dikush , e tani radhët e besimtarëve mysliman.
Ebu Abdurrahman Abdullah ibën Mes’udi thotë: “Sikur unë po shikoj të Dërguarin e Allahut që po tregonte për njërin prej të Dërguarve të Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut qoftë për ta), të cilin populli i tij e goditi derisa e gjakosi. Ndërkohë që ai po fshinte gjakun nga fytyra, lutej duke thënë: O Allah! Fale popullin tim, se ata nuk dinë.” /Trasnmeton Buhariu/ . I butë i mëshirshëm u tregua edhe Pejgamberi a.s. me popullin e fisit Thekif në Taif. Pavarësisht dhunës fizike, injorimit dhe përbuzjes që i bënë dhe pavarësisht që zbriti engjëlli i maleve  dhe i tha : “O Muhamed, nëse dëshiron, tani i bashkoj këto dy male dhe i shkatërroj ata njerëz“. Por Profeti (a.s) i tha: “Jo, pasi shpresoj që Zoti të nxjerrë nga pasardhësit e tyre, njerëz që do të adhurojnë Zotin”.
Dhe ku është besimi i myslimanëve të sodit në raport me jo fetarët sot. Është fjala ‘O Allah fale popullin tim, se ata nuk dinë’ që u bije ta dëgjoni po ta lexoni në botën e internetit , apo janë kryesisht mallkime jo profetike , larg nga tradita e Pejgamberit a.s..
Brenda fetarëve , sikur kjo ndjenjë e besimit  është zhdukur fare, ka veç robot me informacione prej indoktrinimi kundër bindjeve dhe ixhtihadit të dijetarëve të ehlu sunetit dhe jo edukim të mirëfilltë prej besimi të pastër islam.
Ehlu Sunetit “ndjekësit e sunnetit dhe të bashkësisë”siç gjithë bota e dinë përbëhet nga : Esharitë, Maturiditë , Selefinjët dhe të përdoret për të gjithë ata muslimanë që bazat e besimit i kanë të njejta, pra që janë unikë në ato, porse mënyra për të arritur deri tek ai përmban rrugë të ndryshme.
Logjika përjashtuese e një grupi është indokrtinim i qartë kundër bindjeve të ehlu sunetit prandaj asgjë nuk është për tu fajësuar një i ri dhe re që ka interesim për fe dhe lexon, shumë është për tu fajësuar dhe tu vënë në pikëpyetje ai hoxhë që lë të kuptuar ndryshe tek xhemati, që indoktrinon  xhematin ndaj bindjeve të një grupi të Ehlu Sunetit .
Kjo ka filluar ti ngjaj logjikës së partive politike që për të tërhequr elektorat duhet që tjetri të prezantohet ne kontekst negativ dhe si i keq dhe i rrezikshëm . Por kjo logjik është e rrezikshme. Në radhë të parë për imamin dhe hoxhën që vet e di saktësinë e saj por komunitetit i lë të kuptuar ndryshe.
Është e qartë që shumë njerëz janë fiksuar rreth ideve, formulave, ndarjeve nën A e nën B,  e të tilla elementëve teknike që në esencën e besimit nuk luajnë rol , e kanë të vështirë që këndej e tutje të kenë të kuptuar të mirëfilltë , për një islam emocional që shijohet dhe i shihen frytet konkret tek gjithë shoqëria njerëzore dhe jo veç tek myslimanët.
Dilema e vetme është si mendon një imam të dal përpara Allahut duke ditur realitetin e akides, e ndryshe të sqaroj në publik ? Si mundet me akide të bëhet politik ?!