Nese themi se “Rugova ishte padyshim intelektuali më i thellë i brezit të vet. Ishte lider i padiskutueshëm që me karizmin, kulturën dhe bagazhin intelektual impresionoi shumicën absolute të liderëve botërorë saqë këtë nuk e arriti asnjë personalitet tjetër shqiptar në histori me përjashtim të Gonxhe Bojaxhiut – Nënës Terezë”- kjo e vërtetë do t’i tërbojë kundërshtarët e tij. Ndërsa po t’i përmendim gabimet dhe lëshimet e shumta e tij, simpatizantët e Rugovës bëhen shumë nervozë. Ky fakt tregon se sa të fortë janë miti dhe anti-miti për Rugovën.
Problemi është se edhe miti edhe anti-miti na pengojnë të shohim gjerat me vlerë dhe gabimet e lëshimet në histori. Anti-miti nuk na lejon qe ne të vazhdojmë t’i trasojmë vlerat ndërsa miti na shtyn t’i bëjmë të njëjtat lëshime dhe gabime vazhdimisht.
Rreziku akoma më i madh nga miti dhe anti-miti për Rugovën është se sjell përçarje të vazhdueshme në shoqërinë tonë.
Por jo vetëm mitet luajnë rrol në zhvillimin e një kombi. Rrol të rëndësishëm në zhvillimet e kombeve luajnë edhe modelet kulturorë që pjesëtarët e një kombi kanë për vete dhe modelet kulturorë që të tjerët kanë për atë komb ose pjesëtarët e tij.
Kombi bullgar –modelii kulturor i punëtorit
Stereotipi kulturor për bullgarët është se “bullgari është punëtor”, “punon si bullgar” etj. Këtë model kulturor e krijuan gjermanët si protektorë të kombit bullgar. Interesat gjermane ishin të frenonin zgjerimin rus në Ballkan dhe ata investuan në krijimin e kombit bullgar duke u impenjuar edhe ne mitet dhe stereotipat kulturorë të tij. Bullgarët mësojnë për vete se edhe pse flasin një gjuhë sllave për nga gjaku nuk janë sllavë.
Në fakt, hulumtimet më të reja gjenetike po tregojnë se asnjë popull nuk mund ta pretendojë pastërtinë e 100% të gjakut nga një etni. Tani po del se boshnjakët dhe dalmatët kanë përqindje më të madhe gjaku ilir se sa shqiptarët. Kështu, për këtë punë, më i rëndësishëm është perceptimi se sa vetë e vërteta shkencore.
Në këtë kontekst, bullgarët edhe pse një përzierje gjaku, si gjithë popujt tjerë të botës, e ushqyen veten me mitin e jo-sllavëve që flasin gjuhë sllave dhe me stereotipin kulturor se “bullgari është punëtor”. Kësisoj bullgarët u zhvilluan në një popull punëtor dhe në të dy luftërat botërore mbajtën anën e gjermanëve.
Kombi grek- modeli kulturor i tregtarit
Në krijimin e kombit grek investuan Anglia, Franca e Rusia. Miti për grekët është ai i trashëgimtarëve të drejtpërdrejtë të antikitetit grek dhe Perandorisë Bizantine. Qe 200 vite grekët ushqehen me ketë mit. E vërteta shkencore me të arriturat e sotme tregon se afërsia e gjakut e një greku të sotëm me Homerin, Sokratin, Platonin, Aristotelin, Sofokliun, Euklidin apo këdo tjetër të kësaj plejade, mund të jetë më e largët, por jo më e afërt se sa që këto fytyra historike kanë me një shqiptar të sotëm të Drenicës, Llapit, Mirditës apo Labërisë apo edhe me një bullgar të sodit të Sofies apo Shkupit. Por grekët e perceptojnë vetën si të tillë dhe ky është miti i tyre. Stereotipi kulturor për grekët është se janë tregtarë. Rezultat i këtij perceptimi është se grekët u zhvilluan në tregtarë të zotë dhe sot gjithë Evropën e futën në telashe financiare.
Kombi serb- smodeli kulturor i cubit-hero
Kombi serb zhvilloi mitin e Perandorisë së Car Dushanit për zgjerim territoresh dhe përgjakje froni. Ky mit e përcolli kombin serb në historinë e deritanishme 200 vjeçare. Car Dushani vrau babën e vet për t’i marre fronin dhe zgjeruar kufijtë e perandorisë së vet. Stereotipi kulturori serbëve është ai i cubit-hero. Sa më shumë vrasje, sa më shumë plaçkitje aq më i famshëm.
Konform këtij miti dhe këtij stereotipi kulturor, kombi modern serb u përball vazhdimisht me përgjakje të fronit të vet dhe me luftëra që i shkaktuan telashe Ballkanit vazhdimisht.
Modelet kulturorë kosovarë e shqiptarë
Këtë pjesë dua t’ia lë lexuesit të nderuar. Le të mendojë pak se cilët janë stereotipat tanë kulturorë? Ku na qojnë ato? A duhet t’i ndërrojmë ato? Cilët duhet t’i krijojmë? Çfarë kombi duam të jemi? Cili është perceptimi ynë për kombin tonë? Si duam të na perceptojnë të tjerët?
Në mes të dy luftërave botërore, kishte dy shkolla mendimi për këtë në Shqipëri: ajo rreth Branko Merxhanit dhe tjetra rreth Gjergj Fishtës. Këtë traditë e shkëputi komunizmi dhe intelektualët shqiptarë të sodit përfaqësojnë stihinë dhe sporadiken, por jo edhe një frymë koherente kombëtare.
Në Kosovë, fatkeqësisht nuk kemi shkuar përtej dilemës se a ekziston apo nuk ekziston kombi kosovar. Mitet, stereotipat kulturorë etj, ia kemi lënë stihisë. Kush duhet të mendojë për këto, nëse jo intelektualët dhe patriotët e këtij vendi?
EDITOR
11 years ago
previous article
Vargje të përgjakura
next article
Muhamed Muteveli Esh-Sharavi (1911- 1988)
you might also like
JO KRIME, NË EMËR TË NDERIT! – Dr. Bashkim Aliu
2 years ago
Agjërimi shkollë e durimit
3 years ago
Një vazo me shumë lule!
3 years ago