Didier Drogba, është pritur në Stamboll, si një Sulltan, nga tifozët e Galatasaray-it.
Mijëra fansa në qytetin e Stambollit kanë rezervuar një pritje mbretërore për ish-sulmuesin i Chelseat, pasi javë më parë nënshkroi kontratë 18 mujore me gjigandin turk, duke lënë kampionatin kinez, më saktësisht klubin Shanghai Shenua.
Drogba, në Galatasaray, do të mbajë fanellën me numër 12.