Do t’ju kërkoja që përpjekjet tuaja t’i drejtoni më tepër për përgatitjen e rinisë për rrugë, se sa përgatitjen e rrugës për rininë.” B. Lindsej
E vërteta mund të jetë njerëzore dhe Hyjnore. E vërteta njerëzore është relative, e përkohshme, është e kufizuar, prandaj mund të pranohet, apo të mohohet, mund të jetë e urrejtur ose e pëlqyer, kurse e Vërteta Hyjnore është absolute, e përhershme dhe e përkryer… Por, të Vërtetën Hyjnore, në kohën moderne që jetojmë, disa qenje njerëzore, të cilët e quajnë veten humanistë modern, nuk e pranojnë.
Rinia është pranvera e jetës
Rinia është pranvera e jetës. Jeta në rini është përplotë stuhi. Stuhi që sjellin herë dhimbje, herë kënaqësi. Herë kënaqësi sjellë jeta e rinisë në shoqëri, por edhe dhimbje sjellë jeta e rinisë në vetmi… Në moshën e rinisë përfundon mosha e lumtur e fëmijërisë. Mosha e lumtur e fëmijërisë përfundon, por mosha e shqetësimeve të rinisë po sa fillon. Fillon një etapë e re, krahas shqetësimeve, një etapë e re e zhvillimeve. Zhvillimeve fizike, psikike, sociale, emocionale, shpirtërore, intelektuale… Rinia krijon pikëpamjen e vet ndaj jetës, por kjo pikëpamje është shumë larg prej së vërtetës. E vërteta për rininë është ajo që ju servohet apo edhe ajo që prej tyre krijohet. Krijohet me mendime, gjykime, arsyetime, por që përfundojnë shpesh me zhgënjime, me dështime, me pësime. Këto zhgënjime, këto dështime, këto pësime, ka mundësi reale të bëhën mësime. Mësimet i çelin rrugën, i japin mundësi për të njohur veten e tij. Njohja e vetvetes është çelësi për të njohur thelbin e së Vërtetës…

E vërteta e humanizmit modern
Humanizmi modern është shekullar, ateist. Ai nuk e pranon më besimin te Zoti si burim autoriteti moral për mënyrën e të jetuarit apo të vepruarit. Humanistët modern mendojnë se kemi vetën një jetë, prandaj është e rëndësishme, kanë dëshirë, që ajo të jetë sa më e mirë. Humanistët modern e shohin arsyen njerëzore si forcë të vërtetë, forcë udhëheqëse në këtë jetë. Humanizmi i tyre bazohet në agnosticizëm dhe ateizëm. Në qëndrimin ndaj njohjes janë empiristë, kurse njohja vjen vetëm përmes shqisave, mendojnë këta modernistë…! Morali humanist është një kod i sjelljes të njerëzve që është ndërtuar prej njerëzve…. Humanistët nuk i japin vlerë as rëndësi të veçantë të pasurit të një besimi, as përuljes, bindjes ndaj porosive të të Madhit Zot,dhe thonë, kjo është gjë e kotë…! Ata kërkojnë ashiqare, ta çlirojnë shoqërinë prej besimeve fetare, që, sipas tyre, pengojnë përparimin shoqërorë në nivel botërorë…
Si ta përkufizojmë shekullin në të cilin jetojmë?
Shekulli i përparimit apo i prapakthimit? Shekulli i shpresës apo i zhgënjimit dhe dëshprimit? Shekulli i shkencës apo post-shkencor? Në botën moderne, zhvillimi i shkencave natyrore, e sidomos i fizikës nukleare, bëri që bota të përjetojë një ndryshim me përmasa kozmike, por gjendja në shumë vende është kaotike, është katastrofike! Megjithatë, përkundrejt këtyre arritjeve të të menduarit njerëzorë, njeriu kurrë nuk ka qenë më tepër se në këtë shekull i vetmuar, nga vetvetja i tjetërsuar! Në euforinë e përparimit material njeriu e harron vetveten, e harron njerëzoren, e harron shpirtëroren. Kështu, njeriu po dehumanizohet, po depersonalizohet dhe një ditë vetvetiu do të asgjësohet…!
Mënyra, stili modern i të jetuarit ka një veçanti – kërkimin e zjarrtë të jetës me një kuptim të ri! Pikërisht, humbja e kuptimit të jetës i ka shpier, disa herë, shumë të rinj në humnerë…! Shumë të rinj kanë rënë në humnerë duke menduar se prej dimrit po dalin në verë…! Alkooli, droga, shfrenimi, krimi, mashtrimi, dhunimi, prostitucioni, iluzioni dhe shumë të këqija të tjera i çojnë tek humnera… Në shoqërinë moderne rinia gjendet shumë e rrezikuar sepse ndodhet përpara një udhëkryqi të ngatërruar. Nga ky udhëkryq i ngatërruar, cila është rruga që duhet zgjedhur për të shpëtuar?
Rruga e shpëtimit
Rruga e shpëtimit vjen përmes besimit. Besimi është shpëtimi. Shpëton ai që veten e pastron. Si bëhët pastrimi? Kur të kthehëni te burimi.
Burimi është Kur’an-i. Burimi është Islami.
Islami është besimi ku mund të gjendet shpëtimi. Aty është Adhurimi. Aty është Njësimi. Aty është Vëllezërimi. Aty është Drejtësia. Aty është Dashuria. Aty është Besnikëria. Aty është Mençuria. Aty është Edukimi. Aty është Zhvillimi. Aty është Përparimi. Aty është Lartësimi. Aty ke çdo gjë që kërkon. Aty asgjë askujt nuk i mungon… Kush nuk i beson Zërit të së Vërtetes, barrën e mosbesimit e ka kundër vetes….