E-maili është një mjet që përdoret pothuajse çdo ditë nga të gjithë ne, duke u bërë kështu një praktikë e zakonshme e ditës. Megjithatë, ndodh shpeshherë që njerëzit, edhe pas kaq shumë kohe, nuk i ndjekin mirë “rregullat” e pashkruara të tij.
Një nga këto tema është edhe ndryshimi mes “To” dhe “CC“.Ndoshta një pjesë e madhe e njerëzve i dinë ndryshimet mes këtyre fushave, por ka edhe nga ata që ende përdorin vetëm fushën “To” për të dërguar një e-mail.
Kur shkruani një e-mail keni tre fusha që ju shfaqen (shpeshherë dy, të tretën duhet ta klikoni) – TO, CC dhe BCC. Po ku është ndryshimi mes tyre?
Në fushën “To” vendoset adresa e e-mailit të personit të cilit doni t’i dërgoni e-mail. Në fushën “CC” vendoset adresa e personit të cilin thjesht dëshironi ta informoni ose ta vini në dijeni që po dërgoni këtë e-mail dhe prej tyre përgjithësisht nuk pritet përgjigjje.
Së fundmi, në fushën “BCC” vendosen adresat e personave të cilët nuk dëshironi të shihen nga personat e përfshirë në dy fushat e mësipërme. Të treja këto fusha ju ndihmojnë të organizoni më mirë punën tuaj, duke qartësuar edhe punën e personave të cilëve iu dërgoni e-maile. (CIO Albanian)
EDITOR
12 years ago
previous article
La Liga, Messi ka shënuar në 18 ndeshje radhazi
next article
Seedorf, huqja e karrierës (Video)
you might also like
FRI REALIZOI TAKIMIN E PARË ME BURSISTËT
1 week ago
17 NËNTORI, DITA NDËRKOMBËTARE E STUDENTËVE
1 week ago