Barcelona ka arritur të ruajë diferencën e madhe që ka me Realin e Madridit në krye të kampionatit spanjoll falë fitores së thjeshtë ndaj Rayo Vallecano me rezultatin 3-1.
Golat për katalanasit u shënuan nga Villa dhe Messi (dy gola për argjentinasin). Goli i vetëm i takimit për skuadrën modeste madrilene u shënua nga Raul Tamudo.
Në këtë mënyrë Messi ka zgjatur serinë e ndeshjeve radhazi duke shënuar të paktën një gol. Me dy golat e së dielës, ylli i Barcelonës ka shënuar në 18 ndeshjet e fundit të kampionatit spanjoll. Gjatë këtij kampionati, Messi nuk ka shënuar vetëm në 4 ndeshje.
42 golat e tij janë ndarë kështu: një poker golash, një tregolësh, 13 dygolësha dhe në 9 ndeshje ka shënuar vetëm një gol. Leo Messi ka shënuar gjithsej 308 gola me fanellën blaugrana.
La Liga, Messi ka shënuar në 18 ndeshje radhazi
previous article
Të jetosh "shqiptarçe" në Evropë
next article




