Një studim i zhvilluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka nxjerrë rezultate shpresëdhënëse. Bëhet e ditur se urithët lakuriqë mund të hedhin dritë mbi kurimin e kancerit.
Studimi i zhvilluar nga shkencëtarë në universitetin Rochesterit në SHBA tregoi se këto kafshë jo-leshatore në vitet pasuese nuk preken nga kanceri në krahasim me minjtë.
Në studimet e zhvilluara në kushte laboratorike janë analizuar qelizat e lëkurës së urithëve të zhveshur.
Në qelizat e lëkurës së këtyre kafshëve të çuditshme është gjetur në sasi të lartë një lëndë ngjitëse me sheqer HMW-HA, e cila pengon zhvillimin e tumorit.
Shkencëtarët mendojnë se kjo lëndë luan rol të rëndësishëm në riparimin e qelizave dhe se minjtë janë më të ekspozuar ndaj rrezikut të kancerit.
Rezultatet e studimit të publikuara në revistën “Nature” nënvizojnë faktin se një lëndë e tillë mund të ndihmojë në kurimin e kancerit tek personat e prekur nga kjo sëmundje.
Lënda HMW-HA, një lëndë kimike e ngjashme me lëndën ngjitëse me sheqer, tani për tani përdoret në kurimin e reumatizmës dhe heqjen e rrudhave rreth syve. /Start/
EDITOR
11 years ago
previous article
Si ndahen mandatet në Shipëri
next article
Procesi i Parkut Gezi
you might also like
REAGIM ME RASTIN VANJA
12 months ago
ÇMIMI “HAFËZI I RI I VITIT”
2 years ago
Çmimi “Shkencëtari i ri i vitit”
2 years ago