Fushata “Dhuna nuk eshte zgjidhje”,  organizohet me rastin e ditës ndërkombëtare kundër dhunës në familje nga Asociacioni per Afirmimin e Gruas

Gratë në Maqedoni përjetojnë më shumë dhunë se sa meshkujt, ndërsa dhuna psikologjike dominon ndaj asaj fizike. Që nga fillimi i vitit deri në shtator janë regjistruar 694 raste, nga të cilat 72.9 për qind është ushtruar dhunë ndaj grave, 13.9 për qind ndaj meshkujve dhe 13.1 për qind ndaj fëmijëve. Në rastet e dhunës në familje, janë regjistruar dy vrasje dhe dy kindapime.
Të dhënat e Ministrisë për punë dhe politikë sociale tregojnë se për dallim nga viti i kaluar numri i rasteve të dhunës në familje është rritur për 10.3 përqind.

Në kuadër të kësaj fushate, Asociacioni për Afirmimin e Gruas organizon ligjërata dhe tribuna në disa qytete dhe fshatra të vendit, duke përfshirë këtu Shkupin, Tetovën, Kumanovën, Kërçovën dhe Strugën si dhe ligjerata per komunitetet joshqipfolëse.

Për më tepër, në kuadër të kësaj fushate Asociacioni për Afirmimin e Gruas botoi fletushka me materiale informative-vetëdijësuese mbi dhunën në familje te cilet ne bashkpunim me gazeten KOHA do te shperndahen ne nivel republikan. Të njejtat do te shpërndahen edhe në qendër të qytetit të Shkupit,Kumanovës dhe Tetovës.

Për këtë fushatë është realizuar edhe një videoklip, i cili do të emitohet në MTV 2 programin e gjuhës shqipe, TV2 -GOSTIVAR, TV GLOBI -GOSTIVAR,TV USKANA- KËRÇOVË ,TV- FESTA KUMANOVË. TV KOHA-TETOVË.

Qëllimi i fushatës “Dhuna nuk eshte zgjidhje” është ngritja e vetëdijes së përgjithshme mbi dhunën në familje si një dukuri shkatërruese shoqërore dhe vetëdijësimi mbi mënyrat për parandalimin e saj dhe rrugët ligjore dhe institucionale për mbrojtjen e viktimave të këtij lloji të dhunës.

Fushata në fjalë organizohet nga Asociacioni për Afirmimin e Gruas për të tretin vit me radhë.
 

Departamenti për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun
Asociacioni për Afirmimin e Gruas