Asociacioni për Afirmimin e Gruas uron të gjithë shqiptarët,e veçanërisht qytetarët e Republikës së Kosovës për pesëvjetorin e pavarësisë.
Duke pasur parasysh rrjedhën historike nëpër të cilën ka kaluar ky vend,kjo është ngjarje me rëndësi të veçantë për të gjithë shqiptarët, të cilët duhet çdoherë t’i kujtojnë vlerat e mëdha të kombit të tyre,e gjithashtu duke mos i harruar sakrificat e panumërta që na sollën lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Urojmë që ky vit të ngërthejë në vete më shumë punë,zhvillim ndërinsitucional,ekonomik dhe pse jo një lëvizje sa më të shpejtë drejt Bashkimit Evropian.
Asociacioni për Afirmimin e Gruas
Kryetare: znj. Ajgyl Sulejman
EDITOR
12 years ago
previous article
Xhamia e Wetzikonit në Zvicer, me Kur'an dhe lutje për dëshmorët e shënon pesë vjetorin e pavarësisë së Kosovës
next article