Asociacioni për Afirmimin e Gruas (AAG) vizitoi Qendrën Rinore të Forumit Rinor Islam në Tetovë. Qëllimi i kësaj vizite ishte njohtimi me studentet të cilat qëndrojnë në këtë qendër si dhe prezentimi u punës së AAG-së.
Me këtë rast, fjalim rasti mbajti kryetarja e AAG-së, znj. Ajgyl Sulejman, e cila i inkurajoi studentet duke u thënë se vitet e studimit janë vitet më të rëndësishme të jetës sepse janë periudha kur duhet qartësuar qëllimet dhe vizioni për jetën.
Në vizitë ishin të pranishme anëtare të kryesisë së AAG-së dhe Sektorit të Femrës të Forumit Rinor Islam.