Abdullah Nasih El-Ulvani, Allahu xh.sh e mëshiroftë, është i lindur në Haleb të Sirisë në vitin 1928. Ai rrjedhë nga një familje me traditë fetare dhe të njohur për nga devotshmëria dhe prejardhja e saj e ndritur saqë thuhet se origjina e saj vjen nga Aliu r.a.
Edukimin e parë e mori nga familja, më konkretisht nga i ati i tij pasi që ishte i njohur si mjek por shumë i devotshëm. I ati i Abdullah Nasih El-Ulvani, Allahu xh.sh e mëshiroftë, çdo herë i lutje Allahut xh.sh që nga fëmijët e tij të kishte dijetarë dhe Allahu xh.sh ia plotësojë dëshirën.
Pas përfundimit të shkollimit fillorë, në vitin 1943, i ati i tij e orienton që të vazhdojë shkollimin e mesëm në shkollë fetare sepse aso kohë në to kishte mësimdhënës nga dijetarët më të njohur të asaj kohe siç ishte Abdurrahman Zejd El-Abidini, Allahu xh.sh e mëshiroftë, e shumë të tjerë. Ndërsa ndikimin më të madh e kishte nga Mustafa Es-Sibai, Allahu xh.sh e mëshiroftë, ndërsa shkollimin e mesëm e përfundojë në vitin 1949.
Në fillim të rinis së tij Abdullah Nasih El-Ulvani, Allahu xh.sh e mëshiroftë, ishte kyçur në Lëvizjen e Vëllezërve Mysliman dhe ishte shumë i dalluar, në mesin e bashkëmoshatarëve të tij, për guximin dhe trimërinë që e kishte në të kërkuarit dhe të thëntë e së vërtetës.
Pas përfundimit të shkollimit të mesëm, me këshillimin dhe nxitjen e të atit, Abdullah Nasih El-Ulvani, Allahu xh.sh e mëshiroftë, udhëton në Egjipt për të vazhduar shkollimin në fushat fetare. Ai u regjistrua në Universitetin e Ez’herit në Fakultetin e Bazave të Fesë nga ku edhe diplomon në vitin 1952. Pastaj vazhdon studimet pasuniversitare dhe në vitin 1952 mbron titullin e magjistrit në të njëjtin drejtim.
Në kohën sa ishte në Egjipt ishte shumë aktiv në aspektin e thirrjes në Islam dhe çdo herë ishte në kontakt me njerëz të njohur të asaj kohe ndërsa kur u erdhi sprova islamikëve në Egjipt në vitin 1954 edhe Abdullah Nasih El-Ulvani, Allahu xh.sh e mëshiroftë, u arrestua. Në atë kohë ishte në studime të doktorantit dhe në provime sillej nga burgu e që më vonë detyrimisht largohet nga Egjipti pa iu mundësuar përfundimin e studimeve. Abdullah Nasih El-Ulvani, Allahu xh.sh e mëshiroftë, studimet pas disa vitesh i përfundon në Pakistan dhe teza e doktoratës ishte ‘’ Fikhu i thirrjes dhe thirrësit ‘’.
Abdullah Nasih El-Ulvani, Allahu xh.sh e mëshiroftë, që nga kthimi i tij nga Egjipti kishte filluar të punonte si mësimdhënës i lëndës së Edukatës Fetare në Haleb pasi që nuk kishte universitet aso kohe. Si mësimdhënës ai kishte arritur që të mbjellë tek nxënësit e tij dashurinë për fenë dhe për thirrjen drejt saj. Ishte shumë i afërt me njerëzit andaj edhe gëzonte një respekt mjaftë të madh në tërë Halebin.
Ishte një mësues i dalluar, një thirrës i zellshëm dhe një aktivist i palodhur. Ai nuk e dinte pushimin dhe çdo herë e gjeje në shërbim të njerëzve dhe të xhamive në kohën kur në Siri të gjithë, e në veçanti rinia, ishin mase të etur për të dëgjuar fjalën e Allahut xh.sh. Abdullah Nasih El-Ulvani, Allahu xh.sh e mëshiroftë, kishte arritur që edhe të tjerët të i nxisë për të punuar në mënyrë që të ruanin mendjen e rinis nga injoranca e kohës. Ai vazhdimisht kishte ligjërime dhe mësime në xhamitë e vendit dhe po ashtu ishte në kontakt të vazhdueshëm me dijetarët e tjerë dhe çdo herë bënte përpjekje që të arrinte një unitet në mesin e dijetarëve të asaj kohe.
Pas vështirësive në të cilat po kalonte Siria dhe pas sprovave të cilat po i përjetonin dijetarët e asaj kohe, në vitin 1979 u detyrua që të shpërngulet dhe për disa muaj të qëndrojë në Jordani. Pastaj largohet për në Arabinë Saudite ku edhe fillojë të punoj si ligjërues në shumë kape te të rinjve, në radio Kurani dhe po ashtu punojë si ligjërues në Universitetin Mbreti Abd El-Azizë në Xhide që nga viti 1980 e deri në vdekjen e tij.
Ishte i sëmurë për afro tri vite dhe pasi që në Arabinë Saudite ishte e pamundur të shërohej, ai detyrohet që të udhëtojë për në Britani dhe atje të kërkojë shërim por në kohën sa po qëndronte në Britani i ishte kërkuar që tu ligjëronte disa të rinjve në një kamp verorë dhe pa hezituar fare kishte ligjëruar temën’’ Të rinjtë mysliman në përballimin e sfidave’’ e që më vonë është botuar edhe si libër.
Sëmundja e tij ishte e pashëruar andaj edhe kthehet në Arabinë Saudite dhe shtrihet në spital për disa vite me radhë, në kohën sa po qëndronte në spital afër tij mbante letra dhe lapsë dhe vazhdimisht shkruante libra.
Ai është autorë i mbi 40 librave dhe shumë shkrimeve tjera autoriale, e po ashtu pas veti ka lënë edhe një numër të madh të ligjëratave audio.
Abdullah Nasih El-Ulvani, Allahu xh.sh e mëshiroftë, vdiq me 29.8.1987 dhe u varros në Xhide të Arabisë Saudite. Në varrimin e tij morën pjesë numër shumë i madh i dijetarëve, thirrësve, studentëve dhe të afërmve të tij. Namazi i xhenazes iu fal në Meke pasi që u bartë nga Xhideja.
Allahu xh.sh e mëshiroftë pasi që ishte një dijetarë i njohur dhe një edukator i vyer por që u sprovua nga Allahu xh.sh në shëndetin e tij, pasurinë dhe familjen e tij por kjo bëri që durimi i tij dhe kënaqësia e tij me caktimin e Allahut xh.sh të dal vazhdimisht në pah duke dhënë kështu një shëmbëlltyrë të një dijetari dhe thirrësi të këtij umeti.
Përgatiti: Artan Musliu