Në vitet 1300, Mbreti Kinez Hongu shkroi “100 fjalë elegjike”, ku përshkroi cilësi dhe karakteristika të Pejgamberit Muhamed (a.s). Kopje të saj janë shpërndarë në xhami të ndryshme në Kinë.
Që me krijimin e Universit,
Zoti e kishte caktuar tashmë mëkëmbësin e Tij të madh.
I lindur në Perëndim,
Pranoi shkrimin e shenjtë,
Librin me 30-të pjesë.
Për të udhëhequr gjithë krijesat,
Mjeshtri i të gjithë sunduesve,
Lideri i të shenjtëve,
Me mburojën qiellore,
Për të mbrojtur vendin e tij.
Me pesë lutje të përditshme,
Duke shpresuar për paqen në heshtje.
Me zemrën drejtuar Zotit,
Duke i dhënë fuqi të varfërve,
Duke i shpëtuar ata nga skamja.
Duke parë përmes së fshehtës,
Duke tërhequr shpirtrat larg nga veprat e liga.
Mëshirë për të gjithë botërat.
Nëpërmjet së kaluarës,
Rruga madhështore që zhduku të keqen.
Feja e tij e pastër dhe e vërtetë,
Muhamedi,
Fisniku më i lartë.