Ahmeti dhe Thaçi dy liderët e partive më të mëdha politike shqiptare kryesojnë listën e deputetëve me numër më të madh të mungesave të arsyeshme. Ata gjithashtu radhiten ndër të parët që nuk kanë marrë asnjëherë fjalën që nga korriku e deri në dhjetor të vitit 2012. Ndërkohë Izet Zeqiri deputeti i RDK-së kryeson listën e deputetëve të cilët kanë shtruar më shumë pyetje deputetësh. Zeqiri gjithsejtë 34, pas tij radhitet Bekim Fazliu i PDSH-së me 25 dhe Jordan Paçkov i VMRO-DPMNE-së me 15 pyetje.
Grupi parlamentar i BDI-së mban rekordin për sa i përket amendamenteve. Me 15 mijë amendamentet e ligjit për branitellat ata janë deputetët që kanë parashtruar më së shumti amendamente, derisa pas tyre rradhitet Izet Zeqiri, me amendamentet për projekt buxhetin e vitti 2013 dhe grupi parlamentar i LSDM-së gjithashtu me amendamentet rreth projekt buxhetit, transmeton Alsat-m.
Sa u përket replikave, më së tepërmi ka parashtruar deputeti opozitarë Jani Makraduli, 110, ndërsa menjëherë pas tij radhitet Izet Zeqiri i RDK-së me 98 replika, Jordan Paçkov i VMRO-s me 82, Sheqerinska me 64, Dimovski 63, Boneva 62 e kështu më radhë. Ky raport i publikuar nga kuvendi përfshin periudhën korrik-dhjetor të viti 2012 dhe është i 11 me radhë. Botimi në fjalë paraqet një përmbledhje të të dhënave për punën e deputetëve në dhomën legjislative. /Alsat-M/
Categories