Deputeti britanik, George Galloway është kapur në kamera duke braktisur një debat për shkak se personi që po fliste me të ishte izraelit.
Deputeti i njohur për qëndrimet e tij pro- Palestinës, ishte në një aktivitet në Universitetin e Oksfordit, kur zbuloi se personi me të cilin po fliste ishte izraelit.
Menjëherë ai u largua nga salla, duke thënë: “unë nuk debatoj me izraelitë”.
Galloway kishte folur për dhjetë minuta se si Izraeli duhet të tërhiqet menjëherë nga West Bank.
Eylon Aslan-Levy, një student i vitit të tretë, u ngjit në podium për t’u përgjigjur, por Galloway e ndërpreu.
“Ti po thua ne. A je izraelit ti?”.
“Po, jam,” iu përgjigj studenti.
“Unë nuk debatoj me izraelitë,” tha deputeti duke u larguar. “Më paskan mashtruar, më vjen keq. Unë nuk e njoh Izraelin dhe nuk debatoj me izraelitë”.
Pas tij u largua edhe e shoqja, që ishte në sallë.
Galloway, ish- deputet i laburistëve është përjashtuar nga ajo parti dhe ka ndihmuar në krijimin e partisë së majtë Respect. Ai është një oponent i njohur i politikave të Izraelit ndaj palestinezëve, duke thënë se ky është “aparteid”./ekuiliber/