Më 12 janar 2015, ditë e hënë, u bë shpërndarja e haditheve dhe librave në qytetin e Tetovës. Shpërndarja u bë para objektit të USHT- së.
Shpërndarja e haditheve u bë nga Sektori i Femrës pranë FRI-së – Dega në Tetovë.
Në mbrëmje, Sektori i Femrës organizoi edhe mbrëmjen studentore nën moton “Ta njohim Muhamedin (alejhi selam)”.
Ky program u organizua në Qendrën Rinore në Tetovë. Programi filloi me lexim të ajeteve kuranore, pasoi me fjalë përshëndetëse nga përgjegjësja e Sektorit të Femrës – Dega në Tetovë, znj. Ganimete Shasivari, e cila përshëndeti dhe falenderoi të pranishmet për pjesëmarrjen e tyre.
Prezentimet në këtë mbrëmje ishin “Muhamedi (alejhi selam) edukator i të gjitha kohërave” (Hanife Jonuzi) dhe “Hixhreti i Muhamedit (alejhi selam) në Medine” (Ramije Memishi).
Pjesa artistike e programit u mbush me disa ilahi.
Zyra për Marrëdhënie me Publikun e Forumit Rinor Islam
Categories