Të hënën do të dihet se a do të kthehet tarfia e lirë ditore e rrymës elektrike, për kur është caktuar edhe sesioni plenar i Kuvendit.
Deputetët do të duhet të vendosin se a do të votojnë për ose kundër propozimit të iniciativës qytetare AMAN, që u përkrah nga 13.169 qytetarë. Rregullatorë të mëparshëm thonë se ka mundësi që ky propozim të kalojë te deputetët, ndërsa nga AMAN-i paralajmëruan edhe referendum të mundhsëm për kërkesat e tyre, shkruan portali Faktor.
Zorica Dimovska, e cila është përfaqësuese e autorizuar e iniciativës qytetare, sqaron se ata kanë marrë ftesë për të marrë pjesë në sesionin plenar që do të mbahet ditën e hënë, ku do të diskutohet për propozimet e tyre. Ata do ta arsyetojnë kërkesën e tyre, por megjithatë, Dimovska thotë se nëse të hënën propozimi i tyre nuk do të kalojë dhe nëse deputetët nuk japin dritë të gjelbër, atëherë ka mundësi të shkohet në mbledhjen e 150.000 nënshkrimeve për referendum.
Para disa ditësh, Komisoni për çështje ekonomike e refuzoi propozimin e AMAN-it me arsyetimin se në qoftë se kthehet tarifa e lirë ditore e rrymës elektrike, me këtë do të ngarkohen elektranat, dhe kjo do të shkaktojë rritje të eksportit të rrymës së shtrenjt, e me këtë do të ketë edhe shtrenjtim të rrymës elektrike.
Në debatin në komision gjatë leximit të parë, deputetët shqiptarë, e përkrahën iniciativën ndërsa deputetët tjerë kanë votuar kundër. Zëvendës-ministri për ekonimi, Hristijan Delev, në mbledhjen e komisionit, sqaroi se Maqedonia është nënshkruese e Marrëveshjes për bashkësi energjetike dhe nuk mund të ndërmarrë hapa të njëanshëm, për shkak se në të është përcaktuar mënyra e pagesës së rrymës elektrike në tregun e përbashkët evropian. /Portalb
EDITOR
12 years ago
previous article
Berat Jakupi kampion Evrope
next article