Berat Jakupi, karateist i KK “Fati” nga Gostivari ka arritur edhe një rezultat të shkëlqyer në karrierën e tij. Ai pasi u bë disa herë kampion i Ballkanit si dhe kampion Evrope, të dielën sërish është ngjitur në piedestalin më të lartë duke mbrojt titullin evropian , kësaj radhe këtë sukses e arriti në Konya të Turqisë.
Deri te medalja e artë ai erdhi duke mposht në fillim përfaqësuesin nga Qipro, S. Zevlaris me rezultat 7:0.
Mandej triumfoi edhe ndaj karateistit nga Azerbajxhani, A.Gurbanli me 5:0. Në gjysmëfinale mposht rusin M.Davidov dhe në finale ishte më i suksesshëm se spanjolli V. Aranguren duke e mposht me rezultat 2:1.
“Jam shumë i gëzuar me titullin, nuk mundem të përshkruaj ndjenjat. I falënderoi të gjithë që më mbështetën duke filluar nga prindërit e mi, trajneri Arlind Hyseini, Besnik Murati, Federatën e Karatesë afaristët dhe gjithë fansat e mi. Tani synoj edhe kampionatin botëror”, tha ekskluzivisht për gazetën “Zhurnal Plus”, Berat Jakupi.