Hekimoglu Ismail
Kjo është koha kur mëkatet u lanë të lira dhe u bënë pengesë për veprat e mira.
Kjo është koha kur macja mund luanin. I ftojnë në një mbledhje gratë sipërmarrëse. Një grua me minifund ka zënë derën dhe i thotë një gruaje me shami: “Ti nuk mund të hysh!” Kjo do të thotë që macja të mundë luanin.
Në këtë kohë nuk luftojnë ushtarët, por luftojnë armët dhe ushtarët vështrojnë. Komandanti qëndron pas armës dhe tregon shënjestrën qindra kilometra larg. Urdhëron ushtarin, merr shenjë, gjuaj, dhe shënjestra fshihet nga harta.
Në këtë kohë armët shkatërrojnë vende që ushtarët s’i kanë parë me sy.
Në këtë kohë ata që lexojnë Kur’an mund të munden nga fuqi fare të pavlera.
Në këtë kohë kushti i vetëm për të qenë modern/bashkëkohor është të zhytesh në harame.
Në këtë kohë feja e sajuar kaloi përpara Fesë Hyjnore.
Media është bërë truri i shoqërisë. Të rinjtë, duke u mashtruar nga media, filluan të imitonin çfarë shihnin.
Në kohën tonë një vend mysliman nuk dallon nga një qytet evropian, rrugë të njëjta, makina të njëjta, veshje të njëjta, stili i jetesës i njëjtë.
Në këtë kohë ngushëllimi kërkohet nëpër bare, kurse shansi provohet nëpër kazino.
Respekti, mëshira janë larguar. Të moshuarit qajnë, të rinjtë argëtohen.
Në këtë kohë lidhjet familjare u kalbën. Bashkëshortët sa më shumë ta kuptojnë njëri-tjetrin aq më rezistentë janë ndaj ndikimeve të jashtme.
Secili kërkon rrugë shpëtimi sepse shoqëria njerëzore gjendet në një rrënim të madh.
Njerëzit janë të habitur në këtë kohë…
Deri këtu vizatuam një tablo pesimiste…
Por…
Në këtë kohë sevapi i një adhurimi të bërë është njëqind herë më shumë se në kohët e shkuara.
Ashtu si të parët tanë, të cilët bënë çdo përpjekje për të na përgatitur këto ditë, edhe ne duke bërë të gjitha përpjekjet do t`u përgatisim një të ardhme më të mirë brezave të ardhshëm.
Në këtë kohë ta jetosh Islamin është trimëri.