Nje shtepi ku kultivohet injoranca, imoraliteti dhe gjithcka e shthurur qe po ndodh ne kohet e sotme.. Nje degjenerim i kohes i cili tashme po tregohet hapur, nga skenat dhe veprimet e paturp te banoreve te saj..  Kjo eshte nje shenje e cila na tregon qe afrohet kijameti dhe nje nder to shenja eshte dhe perhapja e shthurjes dhe imoralitetit..
Dijetari i islamit Ibnul Kajim (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë: “Dëmet si pasojë e imoralitetit janë shkatërruese të mirëqënies se mbarë njerëzimit. Femra nëse bën imoralitet, e mbulon me turp familjen, bashkëshortin dhe të gjithë të afërmit e saj, si dhe bëhet shkak që ata ta humbasin krenarinë në mesin e njerëzve. Nëse ajo ngel shtatzënë si pasojë e imoralitetit, po ta vrasë fëmijën e saj, ajo ka bashkuar midis dy krimeve të shëmtuara, kurvërisë dhe vrasjes. Nëse e mbart atë tek bashkëshorti i saj, ka futur në familjen e tij një të huaj, i cili nuk është prej tyre. I trashëgon ata duke mos qenë prej tyre, merr përkatësinë e tyre duke mos qenë gjaku i tyre, si dhe janë edhe shumë e shumë dëme të tjera si pasojë e imoralitetit. Ndërsa, për sa i përket kurvërisë së burrit, ajo gjithashtu bëhet shkak për humbjen e përkatësisë familjare. Pas kësaj qëndron shkatërrimi i gruas dhe nderit te saj, si dhe vënia në rrezik e rolit të saj, duke e bërë atë burim të shthurjes dhe shkatërrimit. E s’ka dyshim se ky krim bëhet shkak për rrënimin e jetës së kësaj bote dhe botës tjetër (ahiretit). Janë të shumta gjynahet të cilat ndërmerren për shkak të imoralitetit. Sa e sa të drejta hidhen poshtë për shkak të tij?! Sa e sa padrejtësi ndodhin si pasojë e imoralitetit?!”
Pra sic e shohim imoraliteti ka shume deme ne vetvete.. Imoraliteti eshte nje turp qe sot kohet e fundit eshte hapur ane e mbane botes por qe nuk ben shume pershtypje sepse jane mesuar tashme duke pare e degjuar mjaft gjera te shemtuara..  Sot robi i Allahut nuk guxon te hedhi veshtrimin pertej sepse e di se cfare do te shohi, vetem dekolte te ekzagjeruara te femrave ose minifundet.. Por themi Elhamdulilah sa vjen dimri qe te shohim te gjithe njerzit e mbuluar..
Ndersa kjo Shtepia e fameshme Big Brother sa vjen edhe me shume po e shton imoralitetin tek njerezit duke bere Show te asaj kategorie qe mund ta quaj te fundit… Nuk mban me.. !
Allahu thotë në Kuran:{Mos ju afroni imoralitetit sepse ajo është ndyrësirë, punë dhe rrugë e shëmtuar} el,isra/32
Pra nga vete ajeti kuranor Allahu Teala na e ka ndaluar imoralitetin sepse ai eshte nje gje e ndyre, rruge e shthurjes, pune e shemtuar.. Dhe nga kjo ti o njeri akoma vazhdon te shkosh ne ate rruge, duke ndjekur epshet e tua personale dhe duke plotesuar deshiren tende..
Por a e din ti denimin tend ?!
I Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem ka urdhëruar që ai i cili kryen kurvëri e është i pamartuar, që të largohet prej vendlindjes për një vit dhe mbi të të kryhet dënimi (njëqind goditje me kamxhik) [Buhariu 12/140]
Ja pra na tregohet shume qarte per denimin qe pasojne ata te cilet bejne imoralitet, jane 100 goditje me kamxhik, te cilat nuk jane pak.. Por kjo vlere denimi gjithmone per te pamartuarit, i cili gjithashtu duhet edhe te largohet rreth nje vit nga vendlindja…
Allahu Teala na forcofte imanin dhe na drejtofte ne rrugen e drejte, dhe te na ruaj nga denimi i zjarrit ne xhehennem.. Amin..