Ndarja teritoriale në Republikën e Maqedonisë që rregullohet me dispozitat ligjore të ligjit mbi ndarjen teritoriale të sjellur në vitin 2004 në Republikën e Maqedonisë parasheh ekzistimin e 84 njësive teritoriale dhe Qytetin e Shkupit si njësi e veçantë e organizimit teritorial. Komuna me numër më të vogël të banorëve sipas regjistrimit të vitit 2002 është ajo e Vraneshticës me vetëm 1322 banorë të regjistruar, kurse komuna më e madhe për nga numri i popullsisë është ajo e Kumanovës me gjithsej 103,205 banorë të regjistruar. Kumanova sipas regjistrimit të vitit 2002 ka këtë strukturë demografike:
Sa i përket realizimit të të drejtave të parapara me ndryshimet kushtetuese të vitit 2001, shqipëtarët e Kumanovës kanë arritur cenzusin që garanton të drejtat për përdorimin e gjuhës, ngase përbëjnë mbi 25% të popullsisë së Kumanovës. Përdorimi i flamurit në mënyrë institucionale është i pamundur shkaku i cenzusit të paraparë mbi 50% të popullsisë. Në zgjedhjet lokale të vitit 2013 partitë shqipëtare në Kumanovë garuan me 3 kandidat dhe 3 lista për këshilltarë me çka edhe përjashtuan mundësinë e fitimit të numrit më të madh të këshilltarëve në këshillin komunal. Rezultatet e përfundimtare të zgjedhjeve lokale janë si në vijim:
Le të bëjmë një analizë dhe të supozojmë që Komuna e Likovës është e bashkuar me komunën e Kumanovës, dhe shqipëtarët të bashkuar të garojnë në zgjedhjet Komunale, rezultati do të ishte ky:
Sipas grafikonit të mësipërm shqipëtarët në zgjedhjet Lokale 2013, po të ishte Komuna e Likovës e bashkuar me atë të Kumanovës dhe po të ishin shqipëtarët të Bashkuar në një subjekt, atëherë do të fitonin numrin më të madh të votave dhe kështu do të përbënin shumicën në këshillin e kumanovës me çka de jure nënkupton udhëheqjen me këtë Komunë. Andaj parashtrohet pyetja, çfarë fituam me konstituimin e Likovës komunë në vehte. Me sa duket fituam humbjen./albtime/
EDITOR
12 years ago
previous article
Voltissimo karikon smartfonin tuaj për 15 minuta
you might also like
FRI REALIZOI TAKIMIN E PARË ME BURSISTËT
7 days ago
17 NËNTORI, DITA NDËRKOMBËTARE E STUDENTËVE
7 days ago