Në rast se jeni në lëvizje dhe iPhon-i juaj nuk ka më bateri atëherë karikuesi i shpejtë i Buffalo i quajtur Voltissimo mund ta karikojë atë plotësisht vetëm për 15 minuta.
Prodhuesi japonez i periferikëve sapo ka prezantuar baterinë lëvizëse, e dizajnuar për të karikuar të gjitha pajisjet portative nga aparatet fotografikë dixhitalë tek tabletët dhe smartfonët Android nëpërmjet një USB-je.
Voltissimo ofrohet në dy versione: 8000 mAH dhe 4000 mAH. I pari mundëson karikimin e plotë të pajisjes deri në 4 herë para se të ketë nevojë për karikimin tradicional, ndërsa i dyti mundëson karikimin e pajisjes vetëm dy herë.
Karikuesi ka dy porta USB-je që do të thotë se është e mundur që të karikohen edhe dy pajisje njëkohësisht.
Voltissimo vetë mund të karikohet nëpërmjet përshtatësit të vet AC (47 ose 94 minuta) ose mund të karikohet nëpërmjet një kablli USB që lidhet me kompjuterin tuaj.
Versioni i parë i modelit do të kushtojë 235 $ ndërsa i dyti vetëm 190 $. (PCWorld Albanian)