Categories
Lajme

Anëtarja e Kuvendit Saudit folëse në Konferencën e Shkencore Botërore

Një fondacion kryesor Shkencor Zviceran ka zgjedhur një femër anëtare e Kuvendit Sauditë për të folur së bashku me personalitete ndërkombëtare në një Konferencë Shkencore për të theksuar rolin e shkencës në gjetjen e zgjidhjeve për problemet bashkëkohore globale.
Hajat Sindi, bioteknologjiste, do të flasë në ngjarje ndërkombëtare  TEDxCERN, e cila do të mbahet më 24 shtator 2014, nën sloganin “Përpara:  Hartoni të ardhmen me shkencë”
Pjesëmarrësit do të diskutojnë hulumtimet, shpikjet dhe projektet ambicioze që synojnë për të mobilizuar shkencën në shërbim të njerëzimit dhe për të kapërcyer sfidat në shëndetësi, në fushën e mjedisit dhe fushën arsimore.
“Shkenca është edhe eksplorimi i botëve përtej imagjinatës dhe një pjesë e jetës së përditshme – një përbërëse shumë e rëndësishme në përballjen me sfidat me të cilat përballemi sot dhe në të ardhmen,” tha Brian Cox, mikpritës i këtij evenimenti.
Hajat Sindi do të jetë në mesin e personaliteteve kryesore në fushën e kërkimit, duke përfshirë gjenetisten kryesore dhe biologen molekulare, Nina Fedoroff, shkencëtarin, Danielle Fong, studiuesen Julia Greer dhe matematikanin dhe filozofin, John Mighton.
“Dr.Hajat Sindi ka luajtur një rol pionier në ofrimin e kujdesit shëndetësor dhe mundësive shkencore për gratë në Lindjen e Mesme në një mënyrën që mobilizon shkencën dhe zbulimet për planifikimin  e të ardhmes dhe përmirësimin e saj.” tha Claudia Marc.
 
Burimi: World Bulletin
Përktheu nga anglishtja:
Mexhid Yvejsi, Gjakovë

Exit mobile version