Ne jemi duke u dhënë fëmijëve tanë substanca të ndaluara dhe kimikate të dëmshme që shkatërrojnë sistemet e tyre imunitare, shkaktojnë sëmundje, vuajtje dhe vdekje. Të gjithë mjekët dhe prindërit muslimanë duhet të jenë të kujdesshëm për përbërjen e vaksinave dhe joefikasitetin e tyre. Dëmi është më i madh se dobia. Ka ardhur koha që të ngritemi për të vërtetën.
Përbërësit e vaksinave
Përbërësit e vaksinave përfshijnë metale të rënda, qelb prej plagëve të kafshëve të infektuara, serum prej kalit, serum prej viçit, lëndë fekale, qeliza prej fetusit (embrionale), urinë, qeliza të zbutura kancerogjene, mbetje (plehra) nga fëmijët e sëmurë, formaldehid (një kancerogjen i përdorur në lëngun e balsamit), fenol (një kancerogjen që mund të shkaktojë paralizë, konvulsion (hapje, çarje, dalje prej vendi), komë, nekrozë (vdekje qelizash) dhe gangrenë, hidrolizë laktalbuminor (një emulsifier), fosfat alumini (një kripë alumini që është korrozive për indet), retro-virus SV-40 (një virus i kontaminuar në disa nga vaksinat e poliomielitit), antibiotik (p.sh. neomicin tm) që të çojnë në rezistencë të antibiotikëve, embrion zogu (pule) (si një mesatare të rritjes së virusit), fosfat natriumi (një kripë zbutëse) dhe inde të huaja kafshe që përmbajnë material gjenetik (DNA, RNA) nga mjedisi rritës. Vaksinat janë të ndotura edhe me mikoplazmë, baktere, viruse majmuni dhe lëndë ndihmëse të ndryshme. Metalet e rënda përfshijnë: thiomersal (merkur) – si një ruajtës, dhe alumin – si një ndihmës. Merkuri dhe alumini është vërtetuar që dëmtojnë trurin dhe sistemin nervor. Në disa raste, thiomersal është zëvendësuar nga një tjetër neurotoksin i njohur si 2PE. Vaksinat gjithashtu përmbajnë monosodium glutamat (msg), sorbitol dhe zhelatinë. Shumë prej këtyre përbërësve nuk janë të lejuara për muslimanët, çifutët, hindusët apo vegjetarianët.
Një sistem ndërhyrës fatkeqësisht i gabuar
Vaksinimi është i bazuar në teorinë se stimulimi i antitrupave në trupin e njeriut është mbrojtje nga sëmundjet. Kjo teori ka dështuar jo vetëm në praktikë apo prova, por (ajo) është hedhur poshtë shumë herë. Stimulimi i antitrupave nuk siguron imunitet e as imunitet të përhershëm. Prania e antitrupave është thjesht një shenjë e ekspozimit ndaj një sëmundje, e cila është vetëm një aspekt i vogël i asaj që përbën sistemin imunitar. Fëmijët, me sistemin imun të pazhvilluar dhe të papjekur, sot marrin rreth 25 vaksina të veçanta nga mosha 1 vjeçare (13 muajshe). Nuk ka dyshim që, ky sistem i papërgjegjshëm, prish e mund edhe të shkatërrojë përgjithmonë zhvillimin e sistemit të tyre imunitar. Vaksinat që sot zakonisht u jepen fëmijëve në Mbretërinë e Bashkuar (Angli) përfshijnë:
• dymuajsh: difteria, tetanosi, pertusi acelular, meningjiti HIB dhe poliomeliti me pneumokok (gjashtë komponente, dy gjilpëra);
• tremuajsh: difteria, tetanosi, pertusi acelular, meningjiti HIB dhe poliomeliti me meningjit C (gjashtë komponente, dy gjilpera);
• katërmuajsh: difteria, tetanusi, pertusi acelular, meningjiti HIB dhe poliomeliti me pneumokok e meningjiti C (shtatë komponente, tre gjilpera);
• dymbëdhjetëmuajsh: meningjit HIB dhe meningjit C (dy komponente, dy gjilpëra);
• trembëdhjetëduajsh: fruthi, shytat, rubeola e vaksinë pneumokokale (katër komponente, dy gjilpëra).
Kjo reflekton një sulm të rëndë mjekësor të shkaktuar në trupat e vegjël, të dobët, të pambrojtur të fëmijëve tanë të pafajshëm.
Disa nga shumë problemet
Çuditërisht studimet e vaksinave  nuk përfshijnë grupet  placebo. Në vend të kësaj, ata përdorin vaksinat e tjera në grupet e “kontrollit”, duke e bërë të pamundur për të shënuar normat aktuale të ngjarjeve negative në mes të një grupi prove dhe grupit të vërtetë të kontrollit. Nuk është bërë asnjë hulumtim në efektet afatgjate të vaksinave. Të dhënat post-marketing (reklamuese) të reagimeve, lëndimit dhe vdekjes injorohen. Për më tepër, sistemit i mungon individualizimi. Me sa duket, në një madhësi përshtaten të gjithë. Nuk ka shqyrtim për problemet e imunitetit dhe alergjitë. Mbingarkimi i trupit të njeriut me infeksionet dhe nëninfeksionet ka për të shkatërruar sistemin imunitar. Kimikatet në vaksina shkaktojnë alergji, astma dhe sëmundje autoimune, duke përfshirë autizmin. Gjithashtu  mos lejoni asnjë mjek të indoktrinuar t’ju thotë se vaksinat nuk shkaktojnë autizëm. Bëni kërkimin tuaj! Amoraliteti seksual dhe tradhëtia bashkëshortore shkaktohen duke u ofruar bijave tona vaksinim HPV kundër kancerit të qafës së mitrës. Gjithashtu është zbuluar se vaksina HPV bën disa nga marrësit edhe më të ndjeshëm ndaj kancerit të qafës së mitrës. Sipas shumë raporteve shkencore, ka një shqetësim të lartë se disa vaksina shkaktojnë shterpësi dhe janë përdorur për kontrollin klandestin të popullsisë. Roli i duhur i mjekësisë është që të punojë për të gjetur dhe për të parandaluar rrënjët e sëmundjeve e jo të trajtojë simptomat ose të mbushë trupin me kimikate dhe vaksina.
Islami dhe shkenca mjekësore duhet t’i kundërvihen vaksinimit
Çështja kundër vaksinimit është, së pari, çështje islame, që mbështetet në kulturën islame në lidhje me përsosjen e sistemit imunitar mbrojtës të trupit natyror të njeriut dhe nga këshillat e shumta profetike për të shmangur infeksionet. Rasti kundër vaksinimit është gjithashtu një rast i ndërthurur mjekësor dhe shëndetësor. Prova të pabesueshme kanë dalur në Perëndim lidhur me shumë rreziqe shëndetësore që prekin ata që kanë qenë të vaksinuar.
Islami dhe sistemi imunitar
Kolostrumi në qumështin e nënës, një burim i pasur i antitrupave të panumërt, është jashtëzakonisht i rëndësishëm në dhënien e imunitetit tek fëmija gjatë ditëve të para pas lindjes. Ushqyerja me gji deri në dy vjet u jep imunitet të lartë në të ardhmen. Studimet mjekësore dëshmojnë mbrojtjen e mahnitshme të gjidhënies kundër infeksioneve, madje edhe duke përfshirë poliomielitin. Dy vitet e para të jetës janë një kohë vendimtare gjatë së cilës trupi i fëmijës do të zhvillojë një sistem imunitar natyral dhe të pjekur. Vaksinimi prish dhe dëmton procesin natyror të zhvillimit njerëzor. Zoti (Allahu), Krijuesi, Projektuesi, ka organizuar për shkatërrimin e shumicës së mikrobeve dhe viruseve procesin natyror të hyrjes dhe mbrojtjes nëpërmjet lëkurës, mukozës e stomakut. Ky proces është shumë i ndryshëm nga injektimi i një vaksine direkt në trup, pa kaluar pengesat mbrojtëse natyrore. Njëzet e pesë sëmundje të dobësuara janë shtyrë në mënyrë shkatërrimtare nga shiringa në organet e fëmijëve tanë të brishtë në një fazë kur ato po zhvillohen.
Nga studimet mjekësore kanë dalë në përfundim se zakonisht infeksionet dhe sëmundjet u nënshtrohen një shërimi “të vetëvetishëm” (automatik). Sëmundjet infektive në periudhat e fëmijërisë ndihmojnë në ndërtimin e sistemit imunitar ndaj sulmeve të ardhshme. Siç na ka treguar mjeku (alternativ) dhe profeti jonë i dashur Muhamedi (paqja qoftë mbi të), se “për çdo sëmundje ka një kurë (shërim)”. Libri i fundit i shenjtë, Kur’ani, është një burim i veçantë (i mrekullueshëm, i sigurt) mjekësor për parandalimin dhe kurimin e sëmundjeve. Për të përgatitur trupin sa më mirë, muslimani duhet të përdorë ushqime dhe pije “jajib” (natyrore). Gjithashtu, ne duhet të trajtojmë shkaqet rrënjësore të morbiditetit (sëmundshmërisë) dhe mortalitetit (vdekshmërisë): varfërinë, kequshqyerjen, mungesën e ujit të pastër të pijshëm, mungesën e ushqimeve të shëndetshme dhe natyrore, mungesën e kanalizimit të duhur, si dhe toksinat në mjedisin jetesor e në trupin e njeriut. Kërkesa (sjellja) Islame për të kërkuar hallallin (të ligjshmen) dhe shmangien e haramit ka qenë e lidhur me shëndetin gjatë gjithë kohës, nga shumë mjekë e shkencëtarë muslimanë, veçanërisht në fushën e mjekësisë parandaluese. Kujdes i veçantë i duhet kushtuar higjienës personale, duke përfshirë larjen e duarve në rreth 25 herë në ditë (15 herë para pesë namazeve ditore gjatë abdestit). Praktikimi i higjienës së përditshme personale do të shmangë shumë infeksione. Është zbuluar se shumë fryte e ushqime tjera të shëndetshme, të përshkruara (rekomanduara) në Islam, parandalojnë sëmundjet dhe forcojnë sistemin imunitar, duke përfshirë ullirin dhe vajin e ullirit, xhenxhefilin, rrushin, shegën, uthullën, rozmarinën dhe fikun. Mjekësia islame (alternative) na mbron nga sëmundjet dhe forcon sistemin tonë imunitar natyror, duke përfshirë mjaltin, agjërimin, namazin, duanë (lutjen e veçantë) për të sëmurët, farën e zezë, hixhamen (hedhje kupash të gjakut nga pjesë të caktuara të lëkurës), frytet dhe ushqimet e bekuara, gjidhënia, aromaterapia, uji zemzem (duke pirë ujë shkencërisht të vërtetuar e të bekuar gjendur në Mekë, në kohën e haxhit), si dhe vënien e duarve me një lutje të veçantë. Ekspozimi i shpeshtë në diell për vitaminë D dhe një dietë e pasur me vitaminë D parandalon shumë sëmundje. Islami ndalon muslimanët nga marrja e ndonjë ilaçi të dëmshëm apo substance të tillë. Edhe kur ekziston dyshimi ose mosmarrëveshja, Islami na urdhëron për të lënë atë plotësisht. Kjo vlen edhe për vaksinat.
E vërteta duhet treguar
Harami në shumë vaksina përfshin fetuset njerëzore, zhelatinë derri, alkool dhe pjesë nga njerëzit dhe kafshët. Këto “naxhis” (ndyrësira), përbërës haram (të ndaluar), nuk jepen në një gjendje kritike emergjente për të shpëtuar jetën gjatë kësaj kohe. Është qesharake të fusësh një numër të madh agjentë infektivë tek miliona njerëz si “asgjë, hiç!” për pengimin e infeksioneve në të ardhmen. Është shumë gabim që mjekët muslimanë kanë adoptuar një ndërhyrje mjekësore që përmban kaq harame e kimikate të dëmshme. Në Islam, trupi njerëzor është i shenjtë. Ne duhet ta mbrojmë dhe ta mbajmë natyral, të pastër, të shëndetshëm e të sigurt. Meqë vaksinat nuk janë as natyrale dhe as te pastra, nuk është çudi që shkenca dhe mjekësia i kanë gjetur ato që të jenë kaq të rrezikshme. Një plan i mirë organizuar farmaceutik ekziston që të sjellë frikë tek prindërit që nuk vaksinojnë fëmijët e tyre. Qeveritë dhe mjekët janë indoktrinuar dhe korruptuar nga një industri gjigande e fuqishme që të bëjnë vaksinimin të detyrueshëm, në kundërshtim të të drejtave shëndetësore, njerëzore dhe fetare. Kjo është bërë jo për qëllim të shëndetit por për profit. Vaksinat nuk duhet të jenë me detyrim apo imponim për askënd.
Arsyet për kundërshtimin e vaksinimit
• Shkatërron sistemin natyror imunitar të fëmijëve tanë të pafajshëm;
• Shkakton shumë probleme fizike e mjekësore;
• Rrit rezistencën antibiotike në mesin e shumë pacientëve;
• Mund të bëjë shumë njerëz steril;
• Ai përmban shumë kimikate të dëmshme si merkuri e alumini;
• I mungojnë të dhënat shkencore të pavarura të efikasitetit e sigurisë;
• Ai përmban shumë substanca haram për 1.6 milionë muslimanë nëpër botë (e fundit e cila është vaksina për meningjit për pelegrinët muslimanë të cilët do të shkojnë për haxh, u gjet se kishte (qeliza) derri, e cila është haram);
• Ai gjithashtu përmban substanca të cilat janë të ndaluara për hebrenjtë, hindusët dhe vegjetarianët, është i papastër dhe plot ndyrësira;
• Harxhon triliona dollarë dhe është duke e bërë popullin dhe qeveritë në vendet e varfra të Botës së Tretë (Afrikën) më të varfër e me më shumë borxhe, dhe kompanitë e barnave më të pasura;
• Është joetike nga ana mjekësore, pasi na shkëputi nga eksperimentet që kanë të bëjnë me shkaqet e sëmundjeve dhe të punojnë në parandalimin e tyre. Është një praktikë mjekësore shumë e gabuar që të përdoret një vaksinë për çdo sëmundje;
• I mungon transparenca dhe miratimi i informuar. Shumica e prindërve, publikut, e madje edhe mjekët nuk janë të vetëdijshëm për dëmet e saj, përbërësit dhe kostot;
• Një numër në rritje i mjekëve, ekspertëve shëndetësor si dhe prindër janë bashkuar me fushatën kundër vaksinimit (faqet e internetit të listuara në linkun e burimit);
• Ne kemi shumë mënyra natyrore për të ndërtuar një sistem të fortë imunitar për të luftuar shumë Infeksione;
• Ne kemi shumë alternativa natyrale e të sigurta;
• Çuditërisht, prodhuesit e vaksinave Big Pharma janë të përjashtuar prej çdo përgjegjësie apo ndjekje penale, pavarësisht nga numri i njerëzve që vdesin ose janë dëmtuar;
• Fëmijët tanë të pafajshëm janë duke vuajtur dhe ata nuk dhanë pëlqimin e tyre për vaksinat që u detyruan mbi ta. Kjo përbën një sulm mjekësor.
Biografia e autorit
Dr. A. Mexhid Katme sfidon përdorimin e vaksinimit si brenda fesë islame dhe mjekësisë. Dr. Katme u lind në Liban e që tani jeton në Angli, ku shërben si përfaqësues (zëdhënës) për Shoqatën Islame të Mjekësisë. Një aktivist për mjekësi natyrale e islame. Dr. Katme prezanton çdo javë në një shfaqje javore për shëndetësi në IQRA (Sky 826) në Mbretërinë e Bashkuar, e gjithashtu është ligjërues në një radio në tre programe radiofonike muslimane për çdo javë.
Autor:
Mexhid Katme (MBBCh, DPM, mjek)
Burimi:
http://www.vaccinationcouncil.org/2011/01/20/islam-vaccines-and-health-2/
E përktheu: D. Skendaj