Përfundon ndërtimi i anijes më të madhe në botë, e quajtur “Prelude”. Struktura gjigante, që ka prekur ndonjëherë detin, është pronë e kompanisë “Shell”. Ajo ka përmasat 488 metra e gjatë, 74 metra e gjerë dhe peshon 600 mijë tonë.

Qëllimi i këtij objekti lundrues, është që të jetë një mjet i lëvizshëm për nxjerrjen e gazit nga fundi i oqeanit. Ndërtimi i saj ka zgjatur vetëm një vit. Rekordin si anija më e madhe në botë, deri më tani, e mbante “Emma Maersk”, e cila është e gjatë 397 metra.