Categories
Lajme

Arabët ia kalojnë edhe mekanikëve të Formula 1, ndërrojnë gomat në ecje e sipër!

Një “Toyota FJ Cruiser” është duke ecur krejt normalisht në një rrugë të Arabisë Saudite, kur papritmas nis të ecë vetëm mbi dy rrota dhe persona të tjerë nisin t’ia ndrojnë gomat në ecje e sipër.
Gjithsesi kjo është nga ato videot, që mbart edhe mjaft dyshime nëse bëhet fjalë për realitet, apo montazh.
Debate të shumat ka në lidhje pamjet që shfaqin makinën “Toyota FJ Cruiser”, e cila anohet nga e djathta dhe  vazhdon të ecë me vetëm dy rrota, ndërsa dy rrotat e tjera i ka në ajër.
Sikur të mos mjaftonte kaq, prej mjetit dalin edhe pesë burra që i ndërrojnë gomat, në ecje e sipër. Vërtet një arritje e pabesueshme për sa i takon ndërrimit të gomave, aq sa do t’ua kishin zili edhe… mekanikët e Formula 1.
 

Exit mobile version