Paulao, mbrojtësi i Betisit (skuadra që mbyll renditjen e La Ligës), shkakton dy gabime të rënda në humbjen 3-1 kundër Rajo Vajekanos në transfertë.
Në fillim qendërmbrojtësi brazilian gabimisht i fal kundërshtarit topin për të shënuar në përpjekje për t’ia kthyer portierit, mandej shënon një autogol.
Lojtarët në fushë, si shokët e skuadrës edhe kundërshtarët, e ngushëllojnë.
I vetëdijshëm për momentin negativ që po kalon, 31-vjeçari vazhdimisht kërkon të zëvendësohet dhe teksa lë fushën, i tërë publiku e duartroket për ta inkurajuar.
Pasi ulet në stol, Paulao nuk i mban dot lotët.
/Start/