Arsimtarët shqiptarë të cilët kontaktoi Portalb, janë për vlerësim real dhe mënjanim të notave të fryra, por siç thonë jo çdo herë kushtet mundësojnë ata të ligjërojnë lëndën në mënyrë adekuate, dhe mënyra se si është parashikuar të realizohet ky vlerësim nuk është për tu përshëndetur.
Mësimdhënësit me përvojë kundërshtojnë mënyrën se si do të realizohet testimi, ndërsa arsimtarët dhe profesorët e rinj të cilët kontaktuam, nuk kishin dëgjuar ndonjëherë për këtë testim që do tu bëhet në fund të vitit.
Mejreme Sulejmani, arsimtare në shkollën fillore ‘Dituria’ në Saraj, kundërshton këtë ide, duke u mbështetur në faktin se mënyra e testimit krijon panik tek nxënësit dhe ata mund të dështojnë në moment.
‘Mund të them nga përvoja ime shumëvjeçarë si mësuese në arsimin fillor grupi klasor se jam kundër kësaj iniciative, pasi që vet qasja e nxënësve në provim ku ata testohen nga persona të tjerë dhe frika nga ndëshkimi me notën përfundimtare mund të ndikojnë gjendjen e tyre psikologjike dhe të paraqes një pasqyre te rrejshme. Këtu duhet rishikohet edhe fakti se shumë klasa nuk janë të pajisur me kompjuter një faktor disavantazh i cili nuk do të mund ta paraqes suksesin e vërtet të tyre, pasi që vet vlerësimi ekstrem bëhet përmes kompjuterit’ tha Sulejmani.
Naim Azizi, arsimtar i lëndës së kimisë, në shkollën fillore ‘Naim Frashëri’ në fshatin Studeniçan, thotë se jo që dyshon në mënyrën e notimit të nxënësve, por shpesh kushtet pamundësojnë realizimin e orës mësimorë në mënyrë adekuate.
‘Unë personalisht nuk jam kundër vlerësimit ekstern pasi e di mënyrën se si vlerësoj. Nota ime nuk mund të dështoj, ndoshta mund të lëviz për gjysmë note më lartë apo më poshtë, po nuk besoj se mund të më dështoj. E dimë se ky vlerësim është për arsimtarët, të shihet a korrespondon nota me diturin e tij. Por sigurisht se edhe kushtet e bëjnë të veten. Ne nuk kemi kushte elementare nëpër shkolla, për shembull unë ligjëroj lëndën e kimisë, dhe 80 për qind nuk mund ta arrijmë qëllimin, pasi nuk posedojmë kushte teknike për të sqaruar çka është substance, si bëhen proceset kimike e kështu me radhë’ precizon Azizi.
Por, profesori i matematikës në shkollën e mesme kimike ‘Marija Kiri Skllodovska’ në Shkup, thotë se duhet të gjendet një alternativë tjetër e testimin të arsimtarëve, e jo kjo të cilën e konsiderojnë të gjithë të pa përshtatshme.
‘Unë jam kundër testimit ekstern sepse fillimisht nuk testohen të gjithë mësimdhënësit edhe përveç kësaj si do te notohet nxënësi ne fund te vitit shkollor për temën e parë qe unë e kam zhvilluar në muajin e parë të vitit shkollor dhe njëkohësisht i kam vlerësuar do të thotë në muajin e parë, sigurisht qe 50% te temës se parë e kanë harruar ne fund te vitit. Jam kundër këtij testimi ekstern edhe pse me të vërtet ka nevojë për një testim të mësimdhënësve por jo si ky, por te gjendet një mënyrë tjetër më e përshtatshme dhe me e saktë’ shprehet Mustafa.
Kaltrina Mehmeti Beluli, arsimtare e gjuhës angleze në shkollën ‘Dituria’ në Saraj, thotë se është kohë tu jepet fund notave të fryra dhe me njohësi, por druan se edhe ky testim nuk do të jetë real.
‘Unë nuk jam kundër, lirisht mund të testojnë po s’di sa ka me qenë ai testim real. Se as këto notat qe i nxjerrim na s’janë reale se këtu ka shumë ndikim njoftësia’ precizon Mehmeti-Beluli.
Por shumë arsimtarë të rinj, të cilët kontaktuam nuk kishin dëgjuar bile ndonjëherë çfarë do të thotë vlerësimi ekstern, e lere të komentojnë për të. /PortAlb
Categories