Mëtimi për gjunjëzimin kulturor ndaj shqiptarëve musliman nuk ka të ndalur. Kjo fillon qysh me librat e shkollës fillore, me të cilat ballafaqohen fëmijët tanë. Atyre u shërbehen materiale që nuk përkojnë me realitetin dhe me identitetin e tyre. Ata janë të vegjël për një ngarkesë të tillë ideologjike. Fundja kur të rriten le të mësojnë për ato figura ashtu siç janë në të vërtetë. Kemi nevojë ta njohim njëri-tjetrin, madje edhe mund të kuptohemi shumë më mirë, por vetëm pasi ta njohim dhe mësojmë mirë e ngjeshur veten. Përmbajtja e atyre materialeve është e mbushur me figura të krishtera. Njëherësh duke i paraqitur ato si udhërrëfyes dhe shpëtimtar të kombit dhe të moralit tonë. Duke ia bërë të padrejtë edhe vetë Gonxhe Bojaxhiut (më dhimbset kjo bamirëse, sepse po përdoret për interesa të ulëta të dikujt), padrejtësisht po paraqitet si shenjtore e kombit, edhe pse shenjtëria nuk përkon fare me kombin, por me fenë. Nëna Zahide (Zahide Jashari) nuk shihet e nuk njihet prej brezit të rinj, ani pse atë e vranë pushtuesit serb dhe ortodoks, së bashku me të birin e saj, me kryetrimin Adem Jasharin. Madje edhe kur flitet shumë pak për fenë islame, në të vërtetë shpifet, sigurisht jo rastësisht. Flitet për kishat si frymëzim të moralit. Ndërsa në Maqedoni përpos figurave të njëjta që i shërbehen nxënësave shqiptar dhe musliman të Kosovës dhe të Shqipërisë, atyre u shtohet edhe Klimenti i Ohrit, i cili mes tjerash ka qenë peshkop.
Më vjen keq që Bashkësitë Islame nuk bëzajnë fare. Druajnë se po i quajnë ekstremistë dhe terroristë, madje edhe mund t’ia mveshin ndonjë akuzë e mund t’i burgosë pushteti, paçka se ekstremistë dhe terroristë janë mu ata që po i prodhojnë këto terme si një lloj shigjete për sulm të padrejtë ndaj shumicës së muslimanëve. Ndaj atyre që janë përcaktues të harmonisë ndërfetare. Heshtje dhe vetëm heshtje, derisa ata “të paqes” po i krijojnë terren vetes dhe shtrat ideologjisë së tyre. Me pak fjalë, le t’i shmangim akuzat e rreme, le t’i themi gjërat ashtu siç po rrjedhin, duke pasur për qëllim mbrojtjen dhe jo fyerjen e dikujt. Përndryshe harmonia ndërfetare mund të jetë vetëm një ëndërr e shkurtër, pas së cilës do të shfaqet një ankth i trishtë!
Ata edhe pse po provokojnë rëndë, sërish i provokuari po emërtohet si terroristë dhe ekstremistë
EDITOR
10 years ago
you might also like
JO KRIME, NË EMËR TË NDERIT! – Dr. Bashkim Aliu
2 years ago
Agjërimi shkollë e durimit
3 years ago
Një vazo me shumë lule!
3 years ago