Tarik Ramadan
Termi i “shtetësisë” është analizuar dhe detajuar më imtësisht dhe më gjatë në traditën franceze sesa në traditat e ndryshme anglo-saksone. Gjërat duken sikur kanë ndryshuar në dekadën e kaluar ku rritja e numrit të emigrantëve dhe kërcënimet mbi sigurinë në shoqëritë Perëndimore kanë sjellë përsëri në qendër të vëmendjes disa nocione së bashku me to edhe debate të reja. Në Shtetet e Bashkuara ashtu si edhe në Evropë është ngritur çështja e “shtetësisë”: me fjalë të tjera, pyetja që bëhet është “Kush na përket ne?” apo çfarë kërkesash duhet të plotësohen për të qenë kështu. Qasja nuk është krejtësisht konstruktive, bujare dhe pozitive sepse ajo rezulton prej shumë druajtjeve dhe shumëllojshmërive kulturore e fetare të cilat kanë qenë të vështira për t’u menaxhuar, në dritën e kuadrit ligjor të përbashkët. Ato nuk ishin shqetësimet e teoricienëve të parë të kontratës sociale si Hobsi, Loku, Rusoi dhe më pas Tokëvili (i cili ishte i shqetësuar në lidhje me barazinë e kushteve): ajo çka kishte rëndësi ishte themeli ligjor i përkatësisë dhe ruajtjes së barazisë, si dhe rregullimit sërish mes ligjit të marrëdhënieve ndërpersonale apo të atyre që ishin të krijuara mes individëve dhe Shtetit. Homogjeniteti kulturor që mund të parashikohej u mor për të garantuar se asnjë shkelje në letër apo në frymën e ligjit të përcaktuar dhe zbatuar do të ndodhte. Ajo çka u përfshi ishte menaxhimi i pushteteve politike nëpërmjet kontratës sociale në mënyrë që të kufizonte kompetencat e shtetit, t’i vëntë cak ndikimit të të pasurve dhe të fuqishmëve si dhe të mbronte të drejtat e më të cenuarve.
Lavdërimi dhe mbrojtja e parimeve demokratike ka qenë mjaft pozitive dhe u ka lejuar Evropianëve dhe më pas shoqërive amerikane që të përparonin drejt sundimit më efektiv të ligjit. Megjithatë një pyetje e përsëritur dhe këmbëngulëse ka qenë prej shumë kohësh në dukje, edhe pse ishte e vështirë për të formuluar një përgjigje të pajtueshme, nëse jo të një lloji të qartë. Në nivelin e konceptimit filozofik dhe ligjit themeltar ishte ideja e barazisë dhe e kontratës shoqërore e mbrojtur në emër të një ideje të veçantë të Njeriut, pra ajo duhet të zbatohet ndaj çdokujt në të njëjtën mënyrë, apo ajo ishte një pasqyrim i kufizuar vetëm në shoqërinë e ndonjërit ndaj anëtarëve të tij, duke lënë jashtë – apo thjesht duke vështruar përtej – të tjerëve? Përgjigja nuk është as e parëndësishme dhe as e re: Tashmë tek ‘Republika’, shoqëria ideale e Platonit dukej se përfshinte vetëm një elitë, si demokracinë Athinase, tek e cila përfituan një pakicë dhe la jashtë të tjerët (dhe sigurisht nuk i përshiu kurrsesi të huajt, “barbarët”).
Kontributi i Al Farabit (shekujt 9 dhe 10) apo “Aristotelit të dytë” ashtu sikurse Ibn Rushdi (Averroesi) e quante atë, me reflektimet dhe propozimet e tij në lidhje me marrëdhënien mes politikës, filozofisë dhe etikës veçanërisht në idetë e tij të Banorëve (qytetarëve) të Qytetit të Virtytshëm, zbulon të njëjtin problem: Çfarë do të bëhet me ato që nuk janë anëtarë të qytetit të virtytshëm apo ideal, apo që për disa arsye nuk do mund të konsideroheshin si anëtarë të plotë? Të qenët demokratik dhe të drejtë mes nesh , nuk e përjashton mundësinë e të qenit autokratik,dhe kolonizatorë të padrejtë në lidhje me të tjerët: filozofitë e mira nuk kanë arritur të shmangin kontradikta të tilla dhe Historia është drejtuar me dispozita dhe trajtime të cilat janë kontradiktore.[R1] Parimet pozitive të sundimit të ligjit dhe barazisë mes “nesh” nuk e ka shteruar kuptimin e çështjes lidhur me drejtësinë ndaj atyre që janë kualifikuar apo përfaqësuar si “ato”: ato janë “të tjerët”, barbarët, të huajt por gjithashtu individët statusi brenda së cilëve është i përçmuar, ashtu siç ishte dhe ende mbetet rasti për daliët (apo parinë e shtypur) në Indi. Të qenit demokratik dhe të ndershëm mes nesh nuk e përjashton mundësinë e të qënit autokrat, kolonizues i pandershëm në lidhje me të tjerët: filozofitë më të mira nuk kanë arritur të shmangin kontradikta të tilla dhe Historia është udhëhequr drejt dispozitave dhe trajtesave të tilla kontradiktore.
Shoqëritë tona moderne, më shumë apo më pak demokratike, më shumë apo më pak të pasura janë larg nga të qënit afër kushteve të këtyre sfidave. Problemet grumbullohen. Sigurisht që statusi i qytetarëve mendohet të ofrojë të njëjtat të drejta për të gjithë si dhe të përcaktojë të njëjtat detyrime. Këtu kontrata sociale ëhstë qartësisht e pastër dhe anëtarët e shoqërisë i njohin detyrat dhe kompetencat e tyre. Megjithatë, gjenden edhe statuse të tjera: një për banuesit, pastaj një tjetër për emigrantët (të cilët në shumicën e vendeve janë të kufizuar sipas kriterit të kohës: “afatgjatë”, “të përkohshëm”, “sezonal” etj.) më pas një tjetër për refugjatët dhe së fundi ka një kategori të papërcaktuar që përfshin “emigrantët ilegalë” si dhe “banuesit (rezidentët) pa dokumenta”. Dallimet ligjore mes këtyre statuseve të ndryshme dhe parimit të barazisë, sipas përkufizimit, bën që të kemi një varësi. Ajo çka është më shqetësuese dhe më e bezdisshme është të shohësh se statuse të ndryshme justifikojnë trajtime të ndryshme, të cilat mund të bien ndesh me respektin ndaj dinjitetit njerëzor. Interpretimet e ligjit dhe modalitetet e zbatimit të tij (më shumë se ligji në letër, megjithëse ndonjëherë gërma në vetvete është qartësisht problem) legjitimojnë trajtime të papranueshme në kondërshtim të plotë me atë që e konsideron si të drejtë për veten dhe për tjetrin. “Preferenca Kombëtare” mund të marxhinalizojë rezidentët tejet të aftë, por edhe emigrantët trajtohen ndonjëherë në një mënyrë shumë të urryer në shumë vende Perëndimore ashtu si edhe në Azi, si dhe në të gjithë kontinentin Afrikan si dhe në mbretëritë e pasura me naftë. Refugjatët dhe banorët pa dokumenta janë kriminalizuar dhe vuajnë poshtërimet e përditshme: shfrytëzimi, keqtrajtimi, dëbimet individuale apo masive me fluturime me avionë çarter drejt “vendeve të tyre”. A mundemi ne, si filozofët antikë të cilët mund të lavdërojnë Athinën dhe të përçmojnë “të huajt”, të jenë të kënaqur me statusin e tyre “qytetar” si dhe ta dallojnë atë deri në pikën e vizionit të shkurtër, kundrejt statusve të palakmueshme të emigrantit apo “barbarëve klandestinë”? Pas kategorive dhe etiketimeve, ne nuk po krijojmë apo pranojmë, kastat dhe statuset e reja që përpilojnë dallimet mbi bazën e origjinës, ngjyrës dhe pasurisë? A munden demokracitë tona të mbrojtura të justifikojnë skllavërinë flagrante të kaq shumë burrave dhe grave? Nëse faji i drejtpërdrejtë nuk shtrihet në mënyrë të qartë me demokracitë “e tilla”, a nuk është në vetevete, pranimi i heshtur i këtyre hierarkive dhe këtyre trajtimeve diskriminuese, një faj moral? Ky ishte kuptimi i mobilizimit të vendeve të Amerikës Latine kur Bashkimi Evropian votoi ligjin e tij të emigracionit “treguesin e kthimit”, e cila inkurajonte “kthimet vullnetare” dhe në mënyrë të veçantë lejonte burgosjen e emigrantëve pa dokumentacion si dhe dëbimin e të miturve. Vendet e Amerikës së Jugut (mes heshtjes shurdhuese nga Afrika dhe veçanërisht vendet e Afrikës së Veriut) e kritikuan këtë “udhëzues të turpshëm” duke ju rikujtuar Evropianëve se jo shumë kohë më parë, ato kishin qenë emigrantë në Amerikë dhe se ishin përballur me pritje shumë të ndryshme. Ata shtuan se duhet të krijohet një lidhje e drejtpërdrejtë mes migrimeve dhe të drejtave të njeriut: të drejtat e njeriut të zbatohen gjithashtu edhe ndaj emigrantëve dhe refugjatëve të cilët të detyruar nga rrethanat ekonomike dhe mjerimi, kërkojnë një mënyrë për të mbijetuar. E gjitha qëndron se të drejtat e njeriut janë bërë një ligjërim dhe një instrument në duart e të pasurve: një ligjërim për të lavdëruar idealet e tyre dhe një instrument i gjindshëm për të mbrojtur interesat e tyre. Nga Amerika e Jugut në Azi, kjo është ajo se si ato perceptohen nga miliarda gra dhe burra ku kushtet e jetesës së të cilëve, i bëjnë të drejtat e njeriut një iluzion të pastër për mendjen.
Ne duhet të shkojmë edhe përtej kategorive të vendosura edhe midis qytetarëve. Duket se janë lloje të ndryshme “qytetarësh”. Nga njëra anë janë ato që morën pjesë historikisht, në një mënyrë pak a shumë vërtetë të idealizuar apo fantazuar në kontratën origjinale sociale, të cilat ndajnë të njëjtën kulturë homogjene të përbashkët dhe që në mentalitetin kolektiv janë aktualisht pjesë e shoqërisë. Ato duket se janë titulluar natyrshëm me të njëjtat të drejta. Pastaj nga ana tjetër janë të tjerët, “qytetarët e rinj”, “qytetarët e huaj”, por që kultura dhe feja e tyre janë të perceptuara si të ndryshme, të cilët në të vërtetë mund të jenë qytetarë por statusi i tyre nuk është i njëjti: ata ende janë “ata”, të jashtëm, “një pakicë”, ndërsa koncepti i “qytetarisë minoritare” nuk ka ekzistencë ligjore. Ai është një status psikologjik: ata “qëtetarë’ ende duhet të integrohen dhe të provojnë (shpesh pas disa brezash) se në të vërtetë ato mund të jenë pjesë e “jona”.
Kështu një lloj i ri i qytetarisë është krijuar për ata që nuk janë terësisht të besueshëm (të cilët janë qartësisht të pabesuar) dhe se thjesht respekti për ligjin nuk është i mjaftueshëm për ta: në të vërtetë këto qytetarë “të rinj” do të bënin gabim nëse do të kërkonin zbatim të barabartë të ligjit, prandaj mbetet “normale” që kërkesat e përgjithshme duhet të zbatohen për ata “besnikëria” dhe “ndershmëria” e të cilëve duhet të verifikohet. Kjo është ajo çka sociologu i ri hollandez Uillem Shinkel e ka quajtur “qytetaria morale”: nuk ka asgjë ligjore për të, asgjë me të vërtetë formale, porse një lloj liste e përpiluar në lidhje me atë se çfarë pritet nga një qyetar kulturalisht dhe fetarisht i ndryshëm përpara se ai të marrë statusin e plotë. Përtej respektimit të ligjit dhe mësimit të gjuhës, jeta e tij private është e përfshirë pa hezitim, gjithashtu zakonet e tij, mënyra e tij e të edukuarit të dhe të veshurit e fëmijëve etj. janë të përfshira në pyetje. Asgjë nuk thuhet në mëyrë të qartë, e gjitha është informale, por ky informalitet i “qytetarisë morale” apo i “qytetarisë psikologjike” ka pasoja psikologjike shumë konkrete tek individët: në të vërtetë ata nuk janë pjesë e psikës kolektive dhe ata mund të vuajnë diskriminimin i cili në të vërtetë nuk e trondit “shumicën”. Pas brezave pranie, suksesi ligjor dhe psikologjik i integrimit nuk duhet të shtrihet më në të folurën rreth integrimit, por ajo çka mund të vëzhgohet është e kundërta: pas dy, tre, katër brezash “ata” janë ende nga një “formim kulturor prej emigranti”. Ajo ndoshta duhet të rikujtohet dhe ky është përfundimisht mesazhi i drejtpërdrejtë dhe i tërthortë që Amerikano Latinët donin të përcillnin ndaj Evropës për “politikën e saj të emigracionit”, që ndryshimi mes emigrantëve dhe qytetarëve “të rinj” nga njëra anë dhe “qytetarëve origjinalë” nga ana tjetër qëndron në faktin se këto të fundit janë thjesht emigrantë me qëndrim më të gjatë. Ne nuk jemi më në sferën e ligjit por në atë të psikologjisë, informales, kohës dhe besimt (tek vetja dhe tek të tjerët) dhe ku pasojat nuk duhet të zvogëlohen.
[R1]Paragrafi eshte i paqarte, shikoje me origjinalin.