Liria e Danimarkës,nga sezonin i ardhëshëm në Serinë 2 të futbollit danez.
Klubi i futbollit Liria, e themeluar nga mërgata shqiptare e Tetovës që jeton në Danimarkë nga sezoni i arshëm do të garoj në Seria 2 të Danimarkës.
Për këtë sukses të këtij klubi “Shoqata 97” kishte përgatitur mjaftë surpiza në ndeshjen e fundit të këtij sezoni luajtur ditën e shtunë (15 Qershor 2013) kundër Snekkersten, në fushën e ekipit danez.
Para fillimit të ndeshjes,ne fushë doli ambasadori i Shqipërisë në Danimarkë  Arben Cici i cili i përshëndeti  futbollistët kuq e zi duke ju dhënë një mesazh të qartë “Cuna dua Fitore “,dhe kjo sikur ua shtoi motivimin edhe ma shumë fudbollistëve tanë.
Ishin tifozët ata që për 90 minuta brohorisnin “Liria, Liria” duke të kujtuar vitet e 90′ të futbollit shqiptar në Maqedoni kur tifozët e Shkëndijës brohorisnin në mënyrë aq të zjarrtë.
Pas ndeshjes ishin përgatitur disa surpriza nga kryesia e klubit, ku zëdhënësi i këtij klubi, Mahi Hismani u dhuroi medalje futbollistit të vitit i cili ishte Venhar Shabani, golashënuesit më të mirë Dashmir Ajrulit me gjithësej 23 gola, Sami Dehari u zgjodh futbollisti më i mirë që ka luajtur në pozicion ndryshe nga sezonët tjerë ndërsa cmimi për futbollistin më me humor në klub shkoi për Bekim Selmanin. Festa e klubit Liria ka vazhduar deri në orët e vona te “Shoqata 97” duke vazhduar më pas në qendrën e qytetit të Kopenhagenit.
Nga klubi Liria kanë pohuar se nuk do të ndalen aty por do të vazhdojnë që të arrijnë të luajnë në Seria 1 të Danimarkës. Brenda dy viteve rradhazi, Liria ka kaluar nga Seria 4 në Seria2, dhe pas pushimeve ky klub do të filloj përgatitjet që të jetë gati të garoj fuqishëm në këtë seri. Për këtë sukses të këtij klubi “Shoqata 97” kishte përgatitur mjaftë surpiza në ndeshjen e fundit të këtij sezoni luajtur ditën e shtunë (15 Qershor 2013) kundër Snekkersten, në fushën e ekipit danez. /Tetova1.com/