Serbia përfundimisht do të mbetet pa Kosovën dhe Vojvodinën, Bosnja nuk do të ekzistojë, ndërsa nga Kosova dhe pjesë të Maqedonisë, do të formohet Shqipëria e Madhe.
Ky është vlerësimi i ekspertëve rusë, të cilët e kanë vizatuar hartën e Evropës të vitit 2025. Hulumtimin thuhet se e kanë bërë duke u bazuar në dokumentet e CIA-s dhe shërbimit rus GRU.
Në krye të grupit të grupit të ekspertëve që kanë ndihmuar në përpilimin e kësaj harte, gjenden politologu polak Zbignjev Bzheshinski dhe kolegu i tij amerikan Samuel Hantington. Sipas tyre, Ballkanin e presin ndryshime serioze.
Ekspertët vlerësojnë se Bosnjën do ta ndajnë Serbia dhe Kroacia ndërsa do të krijohet edhe Shqipëria e Madhe, e cila do të përbëhet nga Kosova dhe një pjesë e Maqedonisë. Gjithashtu vërehet se Vojvodina do t’i shkëputet Serbisë.
Ekspertët kanë paraparë ndryshime të hartës edhe në vise tjera të Evropës si në Britani, Spanjë, Holandë, Belgjikë, Bjellorusi dhe Ukrainë.
Categories