Fillon të marrë formë kuadri i 32 kombëtareve që do të marrin në Botërorin e ardhshëm “Brazil 2014″. Dje kanë prerë biletën Italia dhe Hollanda pas fitoreve 2-1 ndaj Republikës Çeke dhe 2-0 ndaj Andorrës. Ndërsa pas mesnate rradha ishte e Argjentinës, SHBA-ve dhe Kosta Rikës.
Kujtojmë që Jordania do të ndeshet me të pestën e Grupit të Amerikës së Jugut. Ndërsa e katërta e CONCACAF (Amerika Qëndrore dhe Veriore) do të ndeshet me Zelandën e re për një vend në Botëror. /albeu.com/

BRAZIL (vend mikpritës)
Europë: ITALI
HOLLANDË
Azia: IRAN
JAPONI
AUSTRALI
KORE E JUGUT
Amerika e Jugut: ARGJENTINA
Amerika Veriore dhe Qëndrore: SHBA
COSTA RICA