Greqia është tronditur nga një lajm i fundit i BE-së, e cila ka lëshuar një “Udhëzues të luftës për Greqinë!”.
Trojka europiane ka mbërritur sot në Athinë në kuadër të takimeve për masat shtrënguese që ky vend duhet te plotësojë.
Por, kjo vizitë është shoqëruar me një debat të madh, pasi mediat greke kanë zbuluar një “Udhëzues lufte”, siç konsiderohet një -email i Komisionit Evropian, ku u kërkohet funksionarëve shtetërorë në Athine të marrin masa të larta sigurie, gjatë qëndrimit të tyre në Greqi. Por më e keqja është se ata përshkruajnë skenarë me të vdekur, të vrarë dhe trazira.
E- maili në fjalë, përshkruan një situatë tejet të rëndë dhe të frikshme për kryeqytetin grek.
Sipas mediave të tilla paralajmërime u janë dërguar edhe funksionarëve të FMN, të cilët vijnë në Greqi, ndërkohë që bën fjalë edhe për masa udhëzuese më të larta të sigurisë, të cilat do t’u jepen gojarisht të interesuarve.
Sipas mesazhit në fjalë, bëhet fjalë për Udhëzuesin e parë që lëshon Komisioni për një shtet anëtar të BE-sw dhe u propozon funksionarëve të BE, të cilët vijnë në Athinë, qofshin të huaj, apo edhe grekë, që të marrin një sërë masash, në mënyrë që të mos rrezikohet jeta e tyre, thua se ata po shkojnë në Kabul e jo në Athinë.
Ndërkohë, pas zhurmës së krijuar në Greqi nga publikimi i këtij Udhëzuesi Udhëtimi, Komisioni Evropian pranon ekzistencën e tij, por si BE ashtu edhe qeveria greke ia hedhin fajin publikimit të tij nga ana e mediave greke.
Mediat bëjnë me dije, sipas konfirmimit të BE-së, “Udhëzuesi i Luftës për Greqinë”, është lëshuar në bashkëpunim me autoritete greke. Duhet theksuar si i pari i cili foli për një situatë të tillë ju kishte informuar kohë më parë ishte ambasador i Greqisë në Kanada, që pohoi se Blackwater kanë marrë nën kujdesin e tyre sigurinë e qeverisë dhe parlamentit grek. Sipas shtypit grek bëhet fjalë për forca speciale, të cilat mbajnë emrin Blackëwater.
Nga ana e saj, Ministria e Jashtme e Greqisë nuk ka reaguar ende dhe as e ka përgënjeshtruar lajmin dhe as e ka konfirmuar, por ka preferuar të hesht, të njëjtën taktik ka ndjekur dhe Ministria e Kujdesit të Qytetarit (Ministria e Rendit).
Gazeta e madhe greke, “To BHMA”, me një kryeartikull të saj, ka referuar se kurrë në të shkuarën për vendet anëtarë të BE-së, nuk është lëshuar një udhëzues i tillë.
Gjithashtu, BE-ja me anë të përgjegjësit e Komisionit në Athinë, ka konfirmuar e-mailin e parë (udhëzuesin) pas pyetjes së bërë nga gazeta tjetër greke “Kathimerini”, duke u përgjigjur:
“Komisioni lëshon udhëzues për sigurinë e personelit të tij, nuk është origjinal, është detyrë e komisionit. Teksti i mëposhtëm në thonjëza, NUK është lëshuar nga Komisioni. Udhëzimet që vijojnë në këtë tekst, janë padyshim sugjerime të Komisionit ndaj personelit të tij. Këto udhëzime janë bërë në bashkëpunim me autoritete greke!”.
/Shekulli Online/
Categories