Sipas një studimi të zhvilluar nga Fondacioni Fridrih Ebert (FES) mbi rininë shqiptare lidhur me mendimin e tyre për të sotmen dhe të ardhmen e afërt, rezulton që të rinjtë shqiptarë janë shumë të lidhur me familjen.
Rreth 80 për qind e tyre jetojnë pranë prindërve.
Përmes përgjigjeve të tyre, ata pohojnë se roli që luan familja në vendimmarrjet e tyre të rëndësishme është mëse i pranishëm, ku veçohet sidomos roli i babait, si një dëshmi e peshës ende të konsiderueshme që ky “institucion” ka në familjen shqiptare.