Botёn e ka mbuluar errёsira
çmendurisht po bёhen trazira
marrёzi pas marrёzie ka humbur besnikёria
dhe gjithçka ёshtё nёn kontrollin e fjalёs kёnaqёsia.
Nё shtёpit tona nuk ёshtё si mё parё
prindi si prind respektin s’mundet me marё
fёmiju flet vend e pavend
dhe mundohet tё moshuarve tu shet mend.
Nё shtёpit tona namazi falet nga tё moshuarit
rinija nё kohё tё namazit zhytet nё botёn e internetit
kёshilllat drejtuar tё rijve nuk pranohen si mё parё
se me kokat e tyre boshe mendojnё se janё mё pёrparimtar.
Sotё, zemrat e tё moshuarve ndriçohen me kёndimin e Kur’anit
ndёrsa zemrat e tё rijve erёsohen me kurthet dhe lajkat e shejtanit.
Sotё, agjёrimi praktikohet nga tё moshuarit
ndёrsa rinia e mendonё si tё pavlerё, dhe ngopet nё kafenet e haramit.
Sotё nё shtёpit tona,salavate dёrgojnё tё moshuarit
ndёrsa rinia me bukurin e fjalёve pёrshёndet tё poshtruarit.
Sotё tё moshuarit luten dhe flasin me urtёsin e tё parёve
ndёrsa rinia flet me tonalitet tё lartё dhe me gjuhёn e pёrparimtarёve.
Kur mbetemi nё errёsirё,ndezimim fitilat e kandilave
dhe me ndriçimin e ofruar,ndriçojmё errёsirёn para syve,
por,pёr ta ndriçuar errёsirёn e zemrave
duhet kuptuar ndriçimin e kandilave.
Sa herё qё kandili ndizet pёr tё ndriçuar
sakrifikon vetveten pёr t’ju ndihmuar
po u ndez fitili i tij,s’shuhet
digjet e digjet derisa asgjё nga ai tё mos mbetet.
Po shfaqe nё stuhi kandilin e ndezur
ai do valvitet disa herё pёr tё rezistuar,
por stuhisё si reziston dotё dhe papritmas ka pёr tu shuar,
po u ndez pёrsёri do vazhdoj ndriçimin nga aty ku ka mbetur.
Rrugёt e jetёs janё tё mbushura me vёshtirёsi
nёse dёshironi vёshtirsit ti kaloni me lehtёsi
mbёshtetjuni Krijuesit dhe pёrkushtojuni plotёsisht islamit
e nёse jo,atёherё dijeni se njё ditё,do t’ju mposhtin vёshtirsit.
Bёhuni si njё kandil ndriçues
qё pёrballё vёshtirёsive tё jeni rezistues,
nё valёt e jetёs,mbushni zemrat me iman dhe ndiqni shembullin e kandilit
nё munges tё dritёs,ndriçoni shpirtrat me Kur’an dhe ndiqni shembullin e fitilit.
Nёse nuk arrini me ndriçimin tuaj ta ndriçoni botёn
atёherё mundohuni ta ndriçoni veten dhe nё rethinёn tuaj jetёn.
Kujdesuni,respektoni dhe ofroni dashuri prindёrve
mos i bёni tё vuajn dhe tё jeni shkaktar i derdhjes sё lotёve
Nёse nuk arrini tё jeni si kandilat ndriçues
atёherё mos u shёndroni nё stuhi e tё jeni shkatrues.
Nёse dёshironi jeta e dy botrave tё jetё nё favorin tuaj
atёherё mos nguroni por mёsoni,studioni dhe punoni nё emrin e Zotit tuaj.
shkruar nga : Xhemshit Jusufi
admin
11 years ago
previous article
Muhamed Tahir Ibn Ashuri
next article
Prezantohet tableti 3D pa syze
you might also like
FRI REALIZOI TAKIMIN E PARË ME BURSISTËT
6 days ago
17 NËNTORI, DITA NDËRKOMBËTARE E STUDENTËVE
6 days ago