Kryeministri Sali Berisha, ka udhëtuar në drejtim të Presidencës gjatë mesditës së të hënës, ku ka dorëzuar aktin e dorëheqjes nga posti i kryeministrit të vendit.
Vendimi vjen pas humbjes së Partisë Demokratike në zgjedhjet e 23 qershorit, duke sjellë të majtën në pushtet. Dorëheqja vjen në orët e fundit të nisjes së punimeve të Parlamentit të ri.
“Presidenti Nishani, pasi e falënderoi Kryeministrin në detyrë Sali Berisha për bashkëpunimin e frytshëm institucional dhe njerëzor, vlerësoi rolin politik dhe kontributin personal të zotit Berisha dhe të Qeverive që ka kryesuar në ndërmarrjen e reformave institucionale, politike dhe ekonomike. Në arritje të tilla si anëtarësimi i vendit në NATO, pavarësinë e Kosovës dhe shtimin e njohjeve të saj, liberalizimin e vizave dhe lëvizjen e lirë të qytetarëve shqiptarë, realizimin e projektit TAP, investimet në infrastrukturë, etj, sipas Presidentit Nishani ‘roli dhe kontributi institucional dhe personal i Kryeministrit dhe politikanit Berisha kanë qenë domethënës’”, thuhet në njoftimin e Presidencës.
Pas dorëheqjes, Kreu i Shtetit do të duhet të dekretojë kryeministrin e ri, Edi Rama për të marrë drejtimin e qeverisë së vendit, proces i cili me shumë mundësi do të përmbyllet gjatë kësaj jave.
Berisha jep sot dorëheqjen
(08:50)– Kryeministri Sali Berisha pritet të japë sot dorëheqjen pranë Presidentit të Republikës, Bujar Nishani, 8 vite që kur e mori këtë post pas zgjedhjeve të vitit 2005.
Bashkë me aktin për lënien e mandatit të tij, Berisha do të dorëzojë edhe dorëheqjet e 15 ministrave. Ky akt do të kruhet gjatë ditës, para mbledhjes së orës 12 të Parlamentit.
Gjithçka përcaktohet në Kushtetutën e vendit, ku në Nenin 96 të saj, pikërisht në pikën 1 përcaktohen etapat për rrotacionin e pushtetit. “Presidenti i Republikës, në fillim të legjislaturës, si dhe kur vendi i Kryeministrit mbetet vakant, emëron Kryeministrin me propozim të partisë ose koalicionit të partive, që ka shumicën e vendeve në Kuvend”, thuhet në nenin 96, pika 1 e Kushtetutës.
Gjatë ditës së nesërme, Partia Socialiste depoziton në Presidencë emrin e kryeministrit të ri, si forca e parë fituese në vend. Pas dekretimit të presidentit Nishani, Edi Rama, i dorëzon atij listën e ministrave të rinj dhe e gjithë kjo procedurë formale pritet të mbyllet brenda kësaj jave, kur Presidenti ka premtuar se dekretimi i kryeministrit do të bëhet. Pas dekretimit, Kreu i Shtetit, i dërgon në Parlament emrat e ministrave dhe sigurisht të kryeministrit të dekretuar.
“Kryeministri i emëruar sipas nenit 96, nenit 104 ose 105, i paraqet për miratim Kuvendit, brenda 10 ditëve, programin politik të Këshillit të Ministrave së bashku me përbërjen e tij”, thuhet më tej në nenin 97 të Kushtetutës. Pas procedurave në Parlament, kabineti i ri bën betimin te Presidentit dhe merr zyrtarisht detyrën. /Start/
EDITOR
11 years ago
previous article
Maqedonia dëmtohet me 900 mijë dollarë në ditë
next article
Maqedonia paralajmëron viza për kosovarët
you might also like
KUVENDI RAPORTUES XVII
11 months ago
HALIL AVDULLI LIGJËROI NË SHKUP
11 months ago
“SIGURONI KIBLËN E JETËS”
1 year ago